• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Marinsat janë për t’i thyer protestat, e jo për t’i organizuar

by A R
12/05/2017 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, hedh dritë mbi protestën e thirrur nga opozita e vendit më 13 maj.

Klosi argumenton për gazetën “TemA”, se nuk sheh asgjë serioze në motivin dhe në organizimin e tubimit, duke e konsideruar atë si një “shashkë” të hedhur për të krijuar gjendje frike.

“Kjo protestë më duket absolutisht e paarsyeshme. Të gjitha protestat në mbarë botën bëhen për një gjë të qartë: Të kërkohen zgjedhje për t’u ndërruar qeveritë.

Ndërkohë ne zgjedhjet i kemi në prag dhe kjo gjë mund të realizohet përmes një procesi demokratik.

Në gjykimin tim këtu problemi  qëndron tek opozita pasi ata refuzojnë të hyjnë nw procesin zgjedhor,” nënvizon Klosi.

I pyetur nga “TemA” lidhur me mbarëvajtien e protestës, Klosi përjashton alternativën e dhunës.

Ai gjykon se nuk ka hapësirë për tension pasi gjithçka do të jetë e mirëmonitoruar nga institucionet përkatëse.

“Unë mendoj se nuk ka hapësira për tension pasi gjithçka do të jetë e mirë monitoruar. Nuk u del hesapi organizatorëve në këtë drejtim.

Ja u përplasën, ja u arrit tensioni, ja u dhunuan institucionet, po pastaj? Çfarë do arrijnë?  Nëse do ketë dhunë është absurditet.

Çfarë ndodhi pas 21 janarit? Hiç gjë, vijoi siç ishte legjistratura.Ose do quhet grusht shteti, ku kjo gjë përjashtohet pasi nuk e kanë ata këtë gjë.

Unë kam eksperiencën time ku më  14 shtator të vitit 1998 u morën të gjitha institucionet kryesore, kryeministri iku jashtë vendin dhe praktikisht nuk u bë asgjë.

Ata ikën vetë. Ja tregove forcën dhe arrite atë që do, e pas kësaj çfarë vjen?”shprehet Klosi.

Sa i përket hipotezave të hedhura në media se grupe të vogla njerëzish po stërviten për protestën e së shtunës nga ish-drejtues të Policisë së Shtetit gjatë kohës kur PD ka qenë në pushtet, Klosi shprehet skeptik.

Ai mendon se një gjë e tillë nëse do të ishte e vërtetë do të ishte mjaft e rëndë.

“Unë nuk e besoj dhe nuk dua ta besoj se mund të ketë policë apo ish-policë që mund të ndërmarrin një bashkëpunim të tillë. Ata nuk mund ta bëjnë kurrsesi këtë gjë. Forcat blu e dinë mjaft mirë se si rrjedhin ngjarjet dhe më  pas  pasojat.

E dinë se po u kapën 3-4 prej tyre, do tregojnë  dhe do mësohet se cilët i kanë stërvitur. Nëse është e vërtetë kjo gjë, do të jetë mjaft e rëndë. Duhet të kuptojmë se s’jemi më në vitin 1997.

Këtë e shoh si një tymnajë të hedhur për të treguar se do bëhet nami. Nuk bëhet asgjë me dhunë në mes të Evropës,”pohon ish-kreu i SHISH për “TemA”.

Lidhur me këtë Fatos Klosi ndalet edhe tek deklaratat që tregojnë se Partia Demokratike ka thirrur një marins amerikan për t’i ardhur në ndihmë mbi organizimin e protestës.

Ai e cilëson këtë lëvizje si qesharake pasi marinsat nuk janë të përgatitur për të mobilizuar protesta, por për t’i çorganizuar ato.

“Ata që mund ta kenë thirrur marinsin janë krejtësisht të pa informuar. Duhet të dimë se marinsat amerikanë janë të stërvitur për të thyer protestat dhe jo për t’i organizuar ato. Pra nuk janë për këtë punë.

Gjithsesi këtë e shoh thjesht si një propagandë të hedhur në erë dhe jo se marinsi ka ardhur apo do të vijë. Në këtë pikë, nuk shoh ndonjë gjë serioze sikurse nuk është serioze edhe protesta e iniciuar nga Partia Demokratike. Historia e marinsit dhe e demostratës bëhen për të krijuar gjendje frike,”argumenton Klosi.

Ndërkohë Fatos Klosi ndalet edhe tek situata e turbulluar politike në Maqedoni të cilën e sheh se vjen nga papjekuria politike.

Ish-kreu i SHISH nuk sheh ndonjë rrezik se në Shqipëri mund të implementohet ndonjë skenar i ngjashëm me atë të fqinjëve tanë.

“Ngjarjet e fundit për mua tregojnë se të dyja klasat politike, si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni janë njëlloj të papjekura, në të njëjtin stad foshnjor dhe me një eksperiencë 20-25 vjeçare të dala nga hiçi. Janë dy klasa politike që politikën ende e quajnë biznes.

Gjithsesi unë nuk shoh ndonjë skenar se në Shqipëri mund të ndodhin trazira si në Maqedoni,” përfundon Klosi. /b.d

Next Post
Rrahu dhe mbylli në garazh një person në 2013-ën, vihet në pranga pas 23-vjeçari

Rrahu dhe mbylli në garazh një person në 2013-ën, vihet në pranga pas 23-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com