• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Berisha kërkon të hiqet si burrë me kërcënimet për Ramën por…

by A R
07/03/2018 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi komentoi ditën e djeshme deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha se në 21 janar kishte urdhëruar vrasjen e Edi Ramës.

Fatos Klosi u shpreh se këto deklarata Berisha i bën me qëllim që të tregojë se nuk ka frikë. Por sipas tij, ish-lideri demokrat është i trembur nga reforma në drejtësi, mirëpo kërkon të fshihet përmes deklaratave duke u hequr sikur çdo është në rregull.

Ai e cilësoi deklaratën e Sali Berishës si çmenduri të radhës dhe absurde. “Çmenduri e radhës. Ai do të tregojë siguri me këtë. Ai do të tregojë se nuk e ka frikë fare të thotë një gjë të tillë, kërkon të hiqet si burrë, kërkon të tregojë siguri.

Ai është i trembur nga reforma në drejtësi dhe mundohet ta fshehë sipas meje këtë frikë duke thënë gjëra të tilla, duke thënë që shiko unë i them e nuk kam frikë.

Por kjo vjen puna për të qëlluar ka ca rregulla, si për Gardën si për policinë se kur duhet qëlluar dhe kur duhet përdorur arma. Çfarë shpresonte ai që Edi Rama do të kapërcente gardhin e Kryeministrisë, do të futej brenda në Kryeministri dhe ai do të qëllonte? Kjo është absurde, gjithë skenari që ai ka menduar është absurd”, deklaroi per ‘sot’ ish-kreu i SHISH.

Fatos Klosi kembenguli se për Sali Berishën duhet të hapet hetim penal, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë. Ai nënvizoi se hetimi penal nga Prokuroria e Përgjithshme mund të hapet edhe për rastin në fjalë, pra për deklaratat kërcënuese kundrejt Edi Ramës, por shtoi se Berisha ka kryer vepra të tjera shumë herë më të rënda me të cilat mund të merret organi i akuzës.

“Prokuroria e Përgjithshme ka shumë raste ku mund të hapë një hetim për Sali Berishën. Mbase edhe kjo është një nga këto, por kjo është një deklaratë. Prokuroria e Përgjithshme ka fakte pafund ku ai është përgjegjësi kryesor. Ky e ka thënë një gjë të tillë për tu mburrur, por kam frikë se kur të shkojë në prokurori do ta mohojë ose do të thotë se deklarata është keqkuptuar.

Por për atë ka raste pafund, vetë rasti i 21 janarit është një problem i madh. Zhdukja e kasetës me filmimet e 21 janarit është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe se ajo është zhdukur me urdhër të Berishës. Mjekimi i njerëzve të  Gardës, mbajta e njerëzve të Gardës 3 ditë brenda Kryeministrisë që të mos dilte jashtë e të mos kishte kontakt me gazetarët dhe me popullin është prapë një urdhër i tij.

Nuk guxonte askush të shtinte mbi turmën sepse është në kundërshtim me rregullat. Turma ishte jashtë, ata që u vranë, u vranë në bulevard dhe jo brenda gardhit. Edhe sikur të ishin futur brenda Kryeministrisë, ata duhet ta kishin përdorur armën vetëm nëse do të rrezikohej jeta e dikujt”, tha ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Fatos Klosi, përsëriti edhe një herë se dosja e “21 janarit”, ku u vranë katër protestues, duhet të hapet një herë e mirë, në mënyrë që urdhëruesit të përballen me drejtësinë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Sipas tij, një gjë e tillë duhet bërë sa më shpejt sepse janë dënuar vetëm njerëz dytësorë.

“‘21 janari’ duhet rihapur sa më shpejt sepse u dënuan shumë pak, jo proporcionalisht me jetët e humbura. U dënuan njerëzit e fundit fare, ata kishin marrë urdhër, nuk ishin budallenj të shtinin pa urdhër, por problemi është kush e dha urdhrin. Ai duhet dënuar”, u shpreh ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Next Post
Kuriozitet/ Problemi Kosovë – Serbi ndikon në Evropë…tek orët dixhitale

Kuriozitet/ Problemi Kosovë – Serbi ndikon në Evropë...tek orët dixhitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”/Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”/Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

July 29, 2026
Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Mbyllen më 31 korrik regjistrimet online për klasën e parë dhe të dhjetë, Kumbaro: Aplikoni në e-Albania para afatit

July 29, 2026
Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

July 29, 2026
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

10 impresione për filmin “Odisea”

July 29, 2026
Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

July 29, 2026
Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

July 29, 2026
Epoka e bollëkut ka mbaruar, arsyet pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Miliona fuçi naftë në rrezik, vendet e Gjirit ofrojnë pagesë për të shmangur krizën

July 29, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Pukë, sherri për tokën përfundon me tre të plagosur dhe arrestime

July 29, 2026
Xholi rrëfen në KLP çështjet e bujshme që ka hetuar: Nga vrasja e 6 policëve tek rrëmbimi i biznesmenëve

Adnan Xholi, kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Dorëzon aplikimin në KLP

July 29, 2026
Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com