• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Berisha do përfundojë te SPAK, ka shkelur ligjin dhe u ka hyrë në hak shumë personave

by Java News
23/01/2019 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kyçur gojën pas paralajmërimit që i bëri kryeministri Edi Rama të hënën. Dy ditë më parë shefi i qeverisë deklaroi se Berisha është në hall pasi ka marrë një mesazh, por pa dhënë detaje.

Fatos Klosi dhe Idajet Beqiri kanë dhënë idetë e tyre se cilat janë gjërat mbi të cilat ka filluar të shqetësohet Berisha. Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi tha se Berisha u ka hyrë në hak shumë personave dhe tani ka filluar të trembet pasi nuk ka më sigurinë që gëzonte dikur.

“Ka plot gjëra që mund ta shqetësojnë Berishën. Nuk e di se për cilën konkretisht se ka pasur fjalën kryeministri, por sigurisht që ka.

Berisha ka gjynahe plot deri tani duke qenë se ka qenë një njeri i fuqishëm dhe mbase edhe i mençur ka ditur t’i mbrojë ato që ka bërë duke qenë se gjyqësorin e ka pasur në gjithë këtë periudhë tranzicioni të tijin.

Gjyqësorin e ka pasur me merak që në fillim dhe sa pati mundësi ai kontrolloi të gjitha emërimet që bëheshin në gjyqësor.

Kështu që nga kjo pikëpamje mbase e ndiente veten pak të sigurt. Mbase tani me këto situata të reja, ndikimi i tij dhe siguria e tij nuk janë më.

Por gjynahe ka plot, mjafton të kujtojmë 1997, kur ishte president i vendit dhe shkatërroi ushtrinë dhe gjithçka që ushtria posedonte.

Njerëzit u futën nëpër repartet ushtarake, u mbush vendi me armë”, tha ai për “Sot”.

Klosi deklaroi se gjynahet e Berishës vijuan dhe në fazën e dytë të qeverisjes. Ai deklaroi se ka pasur shumë abuzime dhe shkelje ligji.

Madje sipas Klosit, edhe afrimi i reformës në drejtësi mund të jetë një element që e ka shqetësuar ish-kryeministrin.

“Ai ka qenë kryeministër për tetë vite dhe prapë pati plot gjynahe, qoftë të karakterit ekonomik, pra gjynahe korrupsioni, qoftë edhe gjynahe të shkeljes së ligjeve, të brutalitetit të veprimit politik.

Unë nuk e di për kë është fjalë konkretisht, por sigurisht mënyra sesi i ka mbyllur ai të gjitha këto probleme, si p.sh. Rruga e Kombit, janë plot gjëra në shkelje të ligjit, ka gjëra për tu shqetësuar.

Me siguri mund të ketë diçka, nuk besoj se është vetëm deklaratë politike.

Kryeministri e ka bërë siç bën gjithmonë që lë hapësirë për nënkuptime, por nuk do të çuditesha fare nëse sistemi i ri i drejtësisë kanë vendosur më në fund që disa gjëra t’i shikojnë me objektivitet dhe jo siç janë parë deri tani me subjektivitet të theksuar”, tha Klosi.

Në të njëjtën linjë me Klosin ka qenë dhe avokati Idajet Beqiri. Ai ka renditur të gjitha skandalet e Berishës, të cilat atë e shqetësojnë çdo ditë.

“Berisha mesazhin e parë e ka marr pas 2 prillit 1991, kur për interesat e agjenturës që i shërbente, por domosdo dhe për interesat e tij, për të ardhur me çdo mjet në pushtet, u bë bashkëpunëtorë në vrasjen e 4 djemve të besimit mysliman në Shkodër.

Mesazhe të tjera ka marrë në 26 maj 1996, në shkurt-mars dhe më pas të vitit 1997 kur rrëzoi shtetin dhe armatosi popullin duke hedhur në luftë veriun kundër Vlorës dhe jugut të Shqipërisë.

Mesazh të fort mori kur bëri grushtin e shëmtuar të shtetit, pasi nxori në pritën e vrasjes Azem Hajdarin. Berisha mesazhe ka marrë për vrasjet makabër që bëri në Gërdec, për 4 vrasjet e dëshmorëve të demokracisë dhe të fjalës së lirë të 21 janarit 2011, me urdhërues të drejtpërdrejtë atë si ish Kryeministër etj etj.

Berisha ka marrë mesazhe të forta hakmarrje nga shqiptarët e Tropojës dhe gjithë Shqipërisë, sepse me veprimet direkte dhe indirekte të tij, Shqipëria ka humbur në lulen e rinisë mbi 20 mijë djem e vajza të pafajshme”, tha avokati.

Më tej ai deklaroi se makthi i Berishës është SPAK. Sipas tij, ai nuk shpëton dot nga reforma në drejtësi.

“Gjenocid të vërtetë ka bërë Sali Berisha dhe banda e tij kriminale në Shqipëri, shumë më keq se sa Sllobodan Millosheviçi në Kosovë.

Krijimi i SPAK dhe BKH, e në tërësi reforma në sistemin e drejtësisë, kanë bërë që Sali Berishës t’i lëkunden këmbët dhe t’i luaj tepeleku i kokës, aq më shumë që mesazhet që i vijnë çdo ditë janë të një linje: Berisha nuk ke të ardhme dhe fat tjetër, përpos atë të Pinoçetit në Kili”, tha ai.

/a.meta

Next Post
Braçe: Prokurori Gina akuzoi policët për tentative vrasje, vrasësit i nxorri në vetëmbrojtje

Braçe: Oligarkët luftohen me ekonomi të hapur, pse iu jam mirënjohës Nanos e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In