• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Arsimi profesional u garanton punësimin të rinjve

by A R
23/05/2016 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko foli për rëndësinë e arsimit profesional dhe vendeve të punës që rrjedhin prej tij.

Ola Bruko: Me ne në studio është z. Blendi Klosi. Nga ky Panair po zhvillohet Olimpiada e Aftësimit. Ç’mund të na thoni?

Blendi Klosi: Faleminderit për emisionin dhe jehonën që i keni dhënë kësaj Olimpiade, nuk do donim ta quanim panair, por Olimpiadë, sepse çdo minutë nxënësit ishin protagonistët kryesore. Nxënësit dëshmuan që janë shumë të aftë, dhe mund të realizojnë vepra që edhe pse duken si gjëra të thjeshta janë gjëra për të cilat ne kemi shumë nevojë. Në këtë aktivitet konkurruan nxënës të 42 shkollave publike dhe të 10 qendrave të formimit profesional, dhe dy universitete. Kishte përfaqësues nga më të spikaturit të 540 bizneseve private që ofrojnë arsim profesional. Në këtë panair konkurruan shkollat publike dhe kishin rezultate mbreslënëse. Konkurruan nxënës të shkollave elektrike, stilimit, hoteleri turizmit, përpunimit të drurit, shtruesit e pllakave, bërësit e tryezave e karrigeve etj. Ka pasur një fill që lidhte këto aktivitete, ka qenë kërkesa për të prodhuar, pajisje, materiale dhe skema të vogla elektrike për komunitetet në nevojë dhe në ambientet e këtij aktiviteti kishte nxënës që konkurruan. kush bënte instalimin më të mirë elektrik, hidraulik. Ky aktivitet është i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Ola Bruko: Por në Shqipëri bëhet për herë të parë. Por çfarë domethënie ka që ky lloj Panairi bëhet për herë të parë në Shqipëri?

Blendi Klosi: Aktiviteti erdhi si produkt i përpjekjeve dy vjeçare, në vitin 2014, u mor vendimi që aktiviteti të kalojë nën varësinë e ministrisë së Punës, dhe ne dëshirojmë që të kthehet në identitet arsimi profesional. Sepse dhe kur sheh statistikat, ka një zbehje të këtyre statistikave. Në fillim të viteve ‘90, mbi 60% e nxënësve në shkollat e mesme shkonin në arsimin profesional. Pas viteve ’99, në degradim të plotë të arsimit të mesëm, duke lulëzuar universitetet private, vetëm 8% shkonin në arsimin profesional. Pra lindi nevoja që të ringrinim imazhin e arsimit profesional. Pra nevojitet mbështetje për këtë lloj arsimimi dhe ideja e Panairit, e kësaj Olimpiade menduam se ia kemi arritur me shumë sukses. Dhe nxënësit mundën të konkurronin, dhe ata konkurruan duke dëshmuar të tregonin aftësitë e tyre por nevojitet më shumë kualifikim.

Ola Bruko: Fiton gjë më i miri?

Blendi Klosi: Është një juri profesioniste që tregon se kush ka fituar. Po çmimi është simbolik, u japim një flamur, disa bursa nga partnerët tanë të biznesit, por rëndësi nuk ka fitimi.

Ola Bruko: Domethënë e rëndësishme është e ardhmja e atij që fiton…Duhet parë në këtë këndvështrim besoj…

Blendi Klosi: Padyshim, dhe në kuadër të bashkëpunimit me ministrinë e Arsimit, kemi pasur një superpjesëmarrje. Ata panë live sesi veprohej me arsimin profesional, gjithçka u krye duke u realizuar një edukim i ri. N.q.s një fëmijë i klasës së 9, vjen tek arsimi profesional, ai merr një aftësim, një profesion, një rrogë të mirë, shikoni djem dhe vajza këtu që morën pjesë. Por, të gjithë nxënësit që mbarojnë arsimin profesional kanë më shumë shanse për punë se një nxënës që ka mbaruar thjesht shkollën e mesme të përgjithshme. Po të shohësh këta nxënës këtu, janë të gjithë të punësuar që në vitin 3 apo të 4. Pra si të thuash ishte një mënyrë praktike dhe jo vetëm duke bërë biseda në studio, për të shpjeguar, por kjo ishte një mënyrë praktike, se përse duhet zgjedhur një arsim profesional. Nxënësi i arsimit profesional merr një arsim, edukim, një profesion, merr pagë të ardhura shumë më të mira, trajnohet nesër për të hapur një biznes, merr një diplomë që konkurron nesër dhe në tregun europian. Më 15 shtator ka 15 qendra ekselence. Ka shkolla që janë binjakëzuar me shkolla jashtë. Këta nxënës mund të futen direkt në tregun e punës jashtë. Ne harronim që duhet të përgatisnim punonjës për tragete, kemi të rinj sot që mund të marrin paga si një italian. Kështu kemi ‘Hysni Cela’, shkolla në Durrës./BW/a.m.

Next Post

Armina në superformë, e dashura e Shkëlzen Berishës shfaqet vetëm me të brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros

Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros

October 27, 2026
Zvicra rikthen në kombëtare kapitenin Xhaka dhe sulmuesin Embolo për ndeshjet e Ligës së Kombeve!

Zvicra rikthen në kombëtare kapitenin Xhaka dhe sulmuesin Embolo për ndeshjet e Ligës së Kombeve!

October 27, 2026
Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

October 27, 2026
Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

October 27, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

October 27, 2026
Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

October 27, 2026
Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

October 27, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

October 27, 2026
Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

October 27, 2026
Presidenti vs PD

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In