• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Amerikanët dekoruan Visho Ajazin, ceremoninë e kërkuan në Kryeministri

by A R
17/11/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, thotë gjatë një interviste për Shqiptarja.com, se ka pasur një marrëveshje me Visho Ajazi Likës dhe kryeministrit.

Por Klosi shprehet se është befasuar nga propozimi i ish-kreut të SHISH si ambasador në NATO.

Ai ndërkohë nuk e mohon një ndikim të mundshëm të përfaqësive të huaja diplomatike në Tiranës në propozimin e Visho Ajazi Likës për ambasador të Shqipërisë në NATO.

“Unë e ndjeja se kishte një marrëveshje mes kreu të SHISH dhe kryeministrit.

Nuk ishte një dorëheqje e rastësishme. Unë dëgjova se para gjashtë muajsh ai e kishte dorëzuar dorëheqjen me idenë se po konkurronte për një detyrë të rëndësishme në NATO.

Por, nuk mendoja se do të bëhej ambasador. Kjo ishte e papritur. Kjo pjesë e ishte e papritur”, thotë Klosi.

“Askush nuk ishte informuar. Nuk ishte informuar as presidenti. Natyrisht, për ambasadorët, është normale të merret një miratim më përpara, në mënyrë që të mos prodhohen konflikte më vonë“, vijon ai.

“Nëse kanë pasur ndikim përfaqësitë diplomatike, nuk do të ishte e drejtë“, thotë Klosi.

Në lidhje me dekorimin e Ajazit në fshehtësi, Klosi shprehet se ai u dekorua nga amerikanët:

“Atë e dekoruan amerikanët, jo nga tanët. Ishte në fshehtësi nga amerikanët. Ata kërkuan që të jenë zyrat e Kryeministrisë vendi ku do të jepej dekorata. E dekoruan amerikanët për bashkëpunim të mirë me ta”.

Klosi ndërkohë, komenton dhe reagimin e Sali Berishës:

“Partia Demokratike doli blof në këtë histori. Nuk është punë tradhtie, sepse ky raport është shumë personal dhe nuk varet nga ndonjë politikë e madhe. Por, Berisha doli blof.

Ai luajti me skemën e zakonshme, duke thënë se i bërë presion, e larguan etj., dhe papritur doli blof, pasi jo vetëm që nuk kishte qenë presion, por kishte qenë edhe një marrëveshje, për të cilën Berisha nuk ishte në dijeni.

Kjo tregon se Sali Berisha nuk është më brenda lojërave siç ka qenë gjithmonë dhe siç është mësuar që të jetë. Më parë, ai gjithmonë i dinte gjërat, ishte në dijeni të zhvillimeve.

Ky rast tregon se Sali Berisha po largohet gradualisht nga vendet ku merren vendimet. Është hera e parë që ai e ndien se nuk ka më informacion. Nuk është më në lojë“.

Lidhur me arrestimin e peshqve të mëdhenj, Klosi shprehet:

“E vërteta është se amerikanët po bëjnë Vetingun. Vetingu është punë dhe meritë e tyre. Nëse pasojat e Vetingut do të jenë ato që paralajmëron ambasadori amerikan, do të ishte pozitive.

Sa për afatin, problemi qëndron se duhet të jenë edhe njerëzit e duhur që do të bëjnë arrestimin, atë që do të bëjnë hetimet etj. Nuk është kaq e thjeshtë. Pas dy muajsh do të jenë organet e reja.

Ambasadori besoj se di diçka. Tani peshqit e mëdhenj janë të gjitha ata që janë të rëndësishëm nëpër detyra. Një roje ministri nuk mund të quhet peshk i madh. Peshqit e mëdhenj janë atë që marrin vendimet. Janë ata, vendimet e të cilëve peshojnë. Të gjitha ata që kanë përfituar me anë të marrjes së vendimeve”.

Ndërsa mungesën e arrestimit të Tahirit, Klosi e argumenton kështu:

“Arrestimi është shumë i rëndë. Pse? Sepse asgjë nuk shton në hetime. As nuk shton dhe as nuk pakëson. Ata kanë të drejtën e plotë që t’i bëjnë të gjitha hetimet si të duan.

Por, të mbash një ish-ministër brenda vetëm se përmendet nga dy drogmenë, kjo mua më duket e rëndë. Nëse do të kishte prova, dakord. Ishte më shumë për ta diskretituar para se ta dënosh.

Tahiri nuk ka asgjë në dorë. As prokurorinë nuk e pengon dot sepse ai gjithmonë ka shkuar keq me prokurorinë. Arrestimi do të ishte politik. Në Shqipëri arrestimi është gjysmë dënim”.

TemA /b.d

Next Post
PD akuza qeverisë: Na përjashtuat nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE

PD akuza qeverisë: Na përjashtuat nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

October 5, 2026
Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

October 5, 2026
“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com