• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: 70 ndryshime ligjore për të arritur standardet europiane për mjedisin

by Java News
02/10/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vijon të përparojë në detyrat e lëna për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Një nga më të rëndësishmit është kapitulli i 27-të i negociatave të anëtarësimit në BE, që ka të bëjë me Mjedisin.

Shqipëria u njoh me këtë kapitull më 12 mars 2019 në Bruksel në takimin shpjegues të legjislacionit të BE-së për këtë kapitull. Ndërkohë sot është mbajtur një  tryezë pune ku Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka mbledhur përfaqësues të universiteteve, biznesit, ekspertë dhe donatorë në fushën e mjedisit, ministri Blendi Klosi apeloi për një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me të gjitha grupet e interesit në vendimmarjet e Shqipërisë për detyrat që i dalin vendit nga Kapitulli 27 i Mjedisit.

Ministri Klosi theksoi se nga përvoja e vendeve të rajonit ky është një nga kapitujt më të vështirë që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadër të hapjes së negociatave për në BE.  Më pas Klosi ka thnë se ky kapitull shënon 70 ndryshime ligjore që duhen bërë për të arritur standardet europiane.

“Në këtë kuadër edhe diskutimi i sotëm është për shumë pika që kanë të bëjnë me kapitullin 27 i cili shënon jo pak por plot të paktën 70 ndryshime ligjore dhe vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të cilën çdonjërën prej tyre ne duhet të kemi një diskutim të hapur publik”- tha ministri Klosi duke u shprehur se ftesa e bashkëpunimit shkon për 3 komunitetet; akademikët, biznesin dhe donatorët.

Minsitri Klosi theksoi se do të ketë rregulla më të forta për biznesin i cili do të duhet të ushtrojë aktivitetin e tij në standardet e kërkuara.

” Respektimi i rregullave do të duhet të jetë shumë më i fortë dhe kontrolli mbi këto veprimtari do të duhet të jetë shumë më i madh” u shpreh ministri Klosi.

Transparenca me administratën , reforma institucionale dhe ndryshimet ligjore janë disa nga masat që ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërmarrë.  Duke iu referuar nismës për ndalimin e qeseve plastike ministri Klosi theksoi: “Bërja e Shqipërisë vendi i parë europian pa qese plastike mbajtëse është një nismë që kërkon të na cojë në një stad tjetër të gjithë debatit për Shqipërinë e pastër. Kërkojmë të ndërtojmë një destinacion turistik, por kemi të pamundur ta ndërtojmë atë me këtë situatë të qeseve plastike. Kërkojmë që të futemi në diskutimin europian të një Shqipërie të pastër, e kemi të pamundur të futemi në këtë diskutim pa dakordësuar trajtimin e mbetjeve urbane”

Ministri Klosi ftoi përfaqësuesit e tre komuniteteve të pranishëm në tryezë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes për një Shqipëri të pastër dhe destinacion turistik europian. /l.m

Next Post
Mirditë, vritet me armë zjarri një 34-vjeçar

Mirditë, vritet me armë zjarri një 34-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com