• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi: 7 programe të reja punësimi për të rinjtë

by A R
27/01/2016 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në një dalje publike nga ambientet e kryeministrisë bëri me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar 7 programe punësimi dhe përfshirje për kategori të ndryshme sociale.

Klosi shprehu synimin e qeverisë për të 7-fishuar numrin e të punësuarve krahasuar me dy vite më parë.

“Grupet të cilat do të nxiten më shumë janë: të rinjtë, gratë, romët, personat me aftësi të kufizuar, jetimët dhe grupet e tjera shoqërore që e kanë të vështirë të përfshihen në tregun e punës. Sot, qeveria shqiptare miratoi 7 programe të reja që do të zbatohen gjatë vitit 2016 duke mundësuar punësimin e mbi 10 mijë punëkërkuesve të papunë, ku rreth 70% e tyre do të jenë gra edhe vajza edhe 55% e gjithë programit do të jenë punëkërkues të rinj”, tha Klosi.

Po ashtu, Ministri Klosi nënvizoi vëmendjen e qeverisë për këto grupe, duke sjellë sipas tij nevojën për transparencë. “Ndryshimet e miratuara sot në këto programe synojnë rritjen e transparencës si dhe rritjen e numrit të punëdhënësve të aplikuar. Këto projekte të reja kërkojnë përfshirje sa më të madhe të punëkërkuesve të papunë. Me këto programe, nis dhe një sistem i ri vlerësimi që do të japë një rezultat. Gjithashtu, ndryshimet e sotme sjellin disa risi në grupet e këtyre programeve duke sjellë një targetim të punëkërkuesve të rinj, për t’iu përgjigjur më shumë nevojave që ka tregu i punës”, shtoi ai.

Sipas Klosit, vëmendje e veçantë do i kushtohet të rinjve që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, pra të rinjtë e sapodiplomuar.

“Kjo do të bëhet duke nxitur punësimin nëpërmjet një programi të integruar, nëpërmjet punës me një periudhë 3-mujore me garantimin e punësimit për një periudhë 9-mujore, subvencionimin e pagës në një nivel më të lartë se minimalja në shkallë vendi dhe sigurimeve shoqërore, që e bëjmë këtë skemë më alternative si për punëkërkuesit dhe për punëdhënësit. Paralelisht, kohëzgjatja e kontratës së punësimit deri në 15 muaj rrit probabilitetin e një punësimi të qëndrueshëm.Grupe të tjera pjesë e këtyre programeve do të jenë gratë kryefamiljare, gratë nëna. Është miratuar rritja e nivelit të subvencionimit të pagave në masën 115 % të pagës minimale në shkallë vendi. Programi i nxitjes së punësimit, mbështet të rinjtë nën moshën 30 vjeç që kanë statusin e jetimit”, përfundoi Klosi.

Next Post

PD: Tahiri s’duhet të flasë për etikë në polici, është shkelësi i parë i ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In