Krimi në familje nuk ka të ndalur në Shqipëri. Ngjarja më e fundit është regjistruar në Klos pasditen e së hënës.
Një person ka plagosur me mjete të forta babain e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ujatë të Klosit ku shtetasi Gëzim Sula u plagos rëndë nga djali i tij i cili tashmë ëhstë shpallur në kërkim.
Sula u transportua me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar./a.m.