• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Klori apo dyoksidi karbonit? Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, ushtria zhvillon nesër eksperimentin hetimor

by
05/12/2021 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur nga e hëna policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare do të kryejnë një eksperiment hetimor në ambientet e saunës në hotel “Gloria” në qerret ku u gjetën pa jetë 4 rusët.

Burime për Report Tv bënë me dije se pjesë e këtij eksperimenti do të jetë mbushja e hollit të saunës me avuj me përmbajtje klori si dhe dyoksid karboni. Këto dy element dyshohet se shkaktuan vdekjen e katër rusëve por ende mjekësia ligjore shqiptare nuk përcaktoi se kush ishte agjenti kimik që solli asfiksinë e tyre.

Në dosjen e regjistruar si vrasje nga prokuroria e Kavajës viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh.

Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar. Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë. Eksperimentin  do ta kryejë Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, strukturë brenda Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. AISM është pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundërinteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak.

Prokuroria e Kavajës nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim. Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë ende dhe ende nuk është nuk ka një përfundim zyrtar.

Si ndodhi ngjarja?
Më 15 tetor u gjetën 4 rusë të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë. Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i familjes nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç. Familja u gjend në Shqipëri pas një turi në të gjithë botën, në vendet me të synuara nga turistët, çka e kanë ilustruar me shkrepjen e fotove dhe reklamimin e tyre në rrjetet sociale. Në hotelin “Gloria” në Qerret, familjarët erdhën nga Ohri, dhe dita e parë e tyre në vendin tonë, u kthye në tragjedi. Kishin revervuar dhe kishin kërkuar t’i bënin gati pishinën dimorore, që stafi i hotelit e hapi brenda ditës duke përdorur klor për ujin e pishinës. Ishte po stafi që i gjeti të gjithë të pajetë, një me këmbët në ujë, dy prej tyre në shezlong dhe tjetrin mes pishinës dhe saunës, pa mundur të konsumojnë as ushqimin dhe pijet që kishin porositur. Aleksandri, i cili tashmë ka mbetur i vetëm, përfaqësues i një kompanie medicinale, erdhi në Shqipëri për të tërhequr trupat e pajetë të familjarëve. Vajza, Ekaterina, ishte menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, ndërsa mediat ruse pak detaje japin për kryefamiljarin, i cili nga disa media shqiptare u përfol të ishte ish-gjeneral, ndërsa për bashkëshorten e tij thuhet se ishte mësuese.

Hetimet
Pas vdekjes së rusëve që policia fillimisht tha se u asfiksuan brenda saunës, u përfol për përdorim të lëndëve narkotike dhe alkolit, apo edhe helmimit me agjentë biologjikë, humbja e familjes që erdhën të pushojnë në Shqipëri, është ende një ekuacion i pazbërthyer, në pritje të shkakut zyrtar të vdekjes që mund të nxjerrin ekspertët mjeko-ligjore

/b.h

Next Post
Nga i preferuari i saj në Për’puthen tek dëshira për një vajzë/ Bora Zemani flet për jetën private dhe për ndarjen nga Donald Veshaj

ARSYEJA/ Zbulohet pse e ëma e Donaldit nuk e donte Bora Zemanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Barcelona nxiton të zgjidhë sa më parë blerjen e Rodrit, trajneri Flik e do me çdo kusht

August 10, 2026
Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

August 10, 2026
Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E reja kundër Kosovës, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vuçiqi, por nga Perëndimi

August 10, 2026
Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

August 10, 2026
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com