• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kloppi: Ja pse e duam Shaqirin

by Java News
14/07/2018 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kloppi tregon pse Shaqiri është “përforcimi perfekt” për Liverpool. Jurgen Klopp ka mirëpritur transferimin e Xherdan Shaqirit te Liverpooli duke e cilësuar atë si një lojtar që i është bashkuar klubit nga Anfield Road në momentin e duhur.

“Të Kuqtë” transferuan yllin shqiptar nga Stoke City, transmeton Koha.net. “Mendoj se fraza më e mirë për ta shpjeguar vendimin për ta transferuar Xherdanin është u‘bë pa asnjë mëdyshje’.

Kur një lojtar si ai është në dispozicion në këtë mënyrë atëherë duhet të reagoni saktë, dhe e bëmë”, është shprehur Kloppi për faqen zyrtare të klubit.

Shaqiri i bashkohet me Liverpoolit tashmë me në përvojë të madhe mbi supe, pasi tre vitet e fundit ishte pjesë e Stoke Cityt në Premier Ligë ku shënoi 30 gola-asiste në 84 paraqitje, përderisa ka mbrojtur ngjyrat edhe të Interit, Bayernit, dhe Baselit.

Kloppi më tutje shprehet se, “ai ka shpejtësinë dhe aftësinë, arrogancën e duhur në fushë, trimëri të vërtetë për ta pasur topin dhe ka ndikim në lojë”.

“Ne jemi lëvizja perfekte për të në këto momente mendoj, sepse ai ka nevojë ta shtyjë dhe ta sfidojë veten dhe mjedisi ynë e inkurajon këtë. Duam që ai të shpreh veten por gjithashtu edhe të mësojë dhe të përmirësojë disa pjesë të lojës së tij aty ku mund të bëjë progres”, shprehet Klopp.

Kloppi vlerëson lartë edhe fleksibilitetin e tij në fushë.

“Nga perspektiva jonë ai është dikush që bën diferencë të madh në skuadër dhe ekip, sepse mund të luajë në aq shumë pozicione të sistemit tonë.

Ai na jep fleksibilitet të lartë se si mund të shfrytojmë edhe lojtarët që tashmë i kemi, kjo është fantastike.

E njoh atë shumë mirë nga koha e tij në Zvicër, dhe veçanërisht në Gjermani, qe një kohë të gjatë jam admirues i tij. Por, bonusi aktual i tij është se ai e njeh Premier Ligën dhe e di se çfarë duhet për të performuar në një mjedis unik kaq intensiv.

Ai gjithashtu luajti shumë mirë në Kupën e Botës, prandaj ai vjen te ne me një vetëbesim të plotë”, thotë trajneri gjerman.

Kloppi beson se Shaqiri do të përshtatet jashtëzakonisht mirë te Liverpooli. “Në fund, besoj se Xherdani është një person që do të përshtatet perfekt te Liverpooli. Ai ka personalitet dhe lëvizshmëri, ai është dikush që do të ushqejë emocionet pozitive të fansave tonë.

Ai i bashkohet një grupi të djelmoshave shumë të mirë dhe e di se ata do ta mirëpresin me duar të hapura dhe do ta ndihmojnë të vendoset dhe integrohet shpejtë”, ka thënë Klopp, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Lëkundet Shqipëria,14 tërmete godasin Jugun gjatë natës, dëmtohen disa banesa

FOTO/ Shkundet Gjiri i Lalzit, 12 tërmete në pak orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In