Jurgen Klopp pritet të zëvendësojë Carlo Ancelottin tek Reali i Madridit. Trajneri italian pritet të largohet nga Spanja në fund të këtij edicioni, pasi ka dështuar të fitojë trofe.
Vetë trajneri ka deklaruar se do të dëshironte të mbetej në Madrid, edhe pse e ka pranuar se gjërat për të mund të ndryshojnë shumë shpejt.
Prestigjozja “Bild” shkruan se, nëse largohet Ancelotti, atëherë vendin e tij do ta zërë Jurgen Klopp, që nga fundi i këtij edicioni do të jetë i pa punë, pasi tashmë e ka konfirmuar largimin nga Dortmundi.
Përveç Kloppit, Reali thuhet se është duke menduar edhe për Zinedine Zidane dhe Rafa Benitez.









