• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi

by Alba Malltezi
10/12/2020 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi 

Vrasja e të riut Klodjan Rasha dhemb shumë. Nuk ka njeri që meriton këtë fjalë të mos ndjejë trishtim e dëshpërim për një të ri që nuk jeton më. Mendojmë për familjen, shokët e miqtë e tij. E tmerrshme. Nuk është hera e parë që pjesëtarë të policisë vrasin, ashtu sic ka dhe uniforma blu heronj, por do të ishte hera e parë që ne si qytetarë ta pretendojmë me forcë dhe të presim hetimet me durim. Eshtë hera e parë që të presim e të mësojmë atë që ndodhi atë natë mes policit dhe djalit të ri.

Pastaj të gjykojmë. E mbani mend kryekomisarin e policisë që vrau bashkëshorten e tij Erietën? Po funksionarin e SHIK që përndoqi e vrau Aldën e re dhe nënën e tij? U mbrojtën, u fshehën e u ndihmuan nga njerëz të shtetit, por e vërteta dhe drejtësia, edhe pse calamane e bëri rrugëtimin e saj. Nuk e ka bërë në të tjera raste, si në ngjarjet e Gërdecit dhe të 21 janarit 2011, por nuk do të vonojë, drejtësia herët e a vonë do të vijë.

Kërkon drejtësi Klodjani 25 vjecar, por kërkon drejtësi edhe Tirana. Ndërsa ndërgjegja jonë rritet, pretendon, e njëjta ndërgjegje nuk mund të torturojë përherë një qytet që po ngrihet e rrëzohet, ngrihet e rrëzohet në gjithë këto 30 vjet. Eshtë një frymë e re që kërkon, pretendon drejtësi në qytet, por është një frymë kaq e vjetër tashmë në këto 30 vjet që përfiton e shkatërron, që përfiton e deformon, që përfiton dhe dhunon. Kjo është ndarja që duhet të bëjmë.

Tirana, Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe qytetari. Janë të dyja rrugë kaq të vështira, delikate, të thella që po na mundojnë. Të gjithëve pa përjashtim, të majtë, të djathtë, të qendrës dhe pa parti. Duhet të vijë një ditë që të gjithë si shqiptarë duhet të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë e të mbulojmë me tymin e urrejtjes e të dhunës të vërtetën. Do të vijë kjo ditë, s’kemi nga të shkojmë.

Next Post
Protesta në Tiranë/ Shpallet në kërkim “Stresi”. Arrestohen edhe 3 persona

Protesta në Tiranë/ Shpallet në kërkim “Stresi”. Arrestohen edhe 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In