Klodian Hoxha në një serial serb, aktori shqiptar rrëfen si u përzgjodh për rolin

Klodian Hoxha është përfshirë në kastin e një seriali serb, i cili do të shfaqet në televizionin publik të Serbisë.

Gjatë intervistës në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, aktori shqiptar tregoi se si u bë pjesë e këtij produksioni dhe foli për prapaskenat e përzgjedhjes së tij. Sipas Hoxhës, një agjent e ndihmoi të kapërcente kufijtë. Fillimisht ai kishte zhvilluar audicion për një personazh tjetër, por e refuzoi ofertën pasi roli ishte në gjuhën serbe dhe mendoi se nuk mund ta realizonte. Më vonë iu propozua një rol ku dialogët zhvilloheshin në shqip, anglisht dhe gjermanisht.

Në serial, Hoxha interpreton një bos që jeton në Beograd. Aktori nuk preferoi të ndante hollësi të tjera rreth personazhit apo projektit.