• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Klinikat kosovare huazojnë spermë e vezore nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria për fekondim artificial

by Java News
27/10/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta “Zëri” ka zbuluar përmes një hulumtimi se spitalet private që po merren me procedura të IVF-së po manipulojnë, duke bërë përzgjedhjen e gjinisë dhe duke blerë spermë e vezore nga shtetet fqinje, si: Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi etj.

Këto dilema janë ngritur edhe në një raport zyrtar, i cili tashmë është në duart e ministrit Imet Rrahmani.

Klinikat private, të cilat merren me fekondimin artificial, përmes procedurës së ashtuquajtur të In Vitro Fertilizimit (IVF) po sigurojnë spermën dhe qelizat vezë nga shtetet fqinje, si: Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe pjesërisht edhe nga donatorë nga Kosova.

Dhuruesit kryesisht janë studentët që spermën dhe qelizat vezë i shesin në marrëveshje me spitalet që ofrojnë shërbimet IVF, ka zbuluar përmes një hulumtimi gazeta “Zëri”.

Këtë informacion, tashmë të konfirmuar edhe nga burime zyrtare, gazeta “Zëri” e ka marrë fillimisht në kushte konfidenciale nga një burim zyrtar brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, dyshimi se sperma dhe qelizat sigurohen nga vendet fqinjë përmendet edhe në një raport tejet sensitiv, që tashmë ka arritur në kabinetin e ministrit Imet Rrahmani. Po ashtu, aty ngrihen dyshime për përzgjedhjen e gjinisë gjatë procedurave të IVF-së, akt ky i ndaluar rreptësisht me ligj.

Raporti i zbuluar nga ana e gazetarit të “Zërit” është përpiluar nga Komisioni për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor (KFAM), që kryesohet nga Myrvete Paçarada. Ndërkaq, anëtarë të Komisionit janë: Fehmi Ahmeti, Shqiponja Ponosheci, Afrim Muhaxheri, Xhevdet Çuni, Faik Hoti dhe Makfire Zeneli. (b.an)

Next Post
Hedhje nga Himalajat, një rekord i ri botëror (VIDEO)

Hedhje nga Himalajat, një rekord i ri botëror (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com