• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klima e përkeqësuar ndaj investimeve amerikane dhe Reforma në Drejtësi

by Mero Baze
28/07/2021 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e Biznesit në Shqipëri, tregon qartë për peshën që ka sistemi gjyqësor në sigurinë juridike dhe barazinë në garë, për investitorët e huaj në Shqipëri. Raporti flet me nota kritike, për shkak të peshës që zë beteja e humbur e një kampanie amerikane për të fituar të drejtën e Free shoop në aeroportin e Rinasit.

vitin që kaloi siç u bë e ditur, kompania e gruas së ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, ia doli të mposhte kompaninë amerikane në garë për administrimin e free shoop në aeroportin e Rinasit, duke përdorur njohjet në administratë shtetërore dhe ndikimin në sistemin gjyqësor.

Kjo bëri që kompania amerikane në fund të tërhiqet dhe kontrata të vazhdoi të ishte në duart e atij që e ka prej vitit 2004.

Ky rast që në fakt ka përkeqësuar vlerësimin për klimën e biznesit në Shqipëri në raport me investimet amerikane, është cituar nga opozita si ilustrim i klimës së keqe për investimet e huaja. Dhe është e vërtet.

Por ky rast për opozitën vlen më shumë se kaq. Ky rast vlen për të kuptuar dy çështje që opozita i ka kthyer në betejë të saj. E para beteja kundër Reformës në Drejtësi dhe e dyta beteja kundër ndikimit amerikan në këtë betejë.

Tani opozita duhet të zgjedh nëse është me atë investitorin amerikan që e ka zbuar biznesi i Gjin Gjonit, duke përdorur hallkat korruptive të administratës dhe gjyqësorit, apo është me Reformën në Drejtësi dhe ndikimin amerikan mbi të, për të mbrojtur interesat amerikane në Shqipëri.

Nëse i qan vërtet hallin investitorit amerikan që është zbuar nga Rinasi, atëherë duhet të jetë mbështetëse për Reformën në Drejtësi që duhet ti jap fund pushtetit të “xhin-xhonërve” të drejtësisë dhe retorikës kundër vëmendjes amerikane për reformën në drejtësi. Rasti në fjalë tregon se kur një shtet si SHBA interesohet për drejtësinë në Shqipëri, në radhë të parë interesohet që të garantojë bizneset e veta që insistojnë në Shqipëri se janë në një vend me siguri juridike. Rasti në fjalë tregon qartë se se si një investitor amerikan mundet në Shqipëri nga drejtësia e korruptuar dhe administrata e korruptuar.

Që të jesh pro atij biznesmenit amerikan dhe të kritikosh klimën e keqe për investitorin amerikan që ka krijuar drejtësia dhe administrata shqiptare, duhet ti dalësh zot Reformës dhe duhet të inkurajosh jo vetëm ambasadorin amerikan, pro çdo ambasadorë të Bashkimit Evropian, të jetë roje i standardeve të gjyqësorit shqiptar ndaj çdo biznesi të huaj.

Por siç e kemi parë opozita gjithë ditën sulmon Reformën në Drejtësi dhe diplomatët perëndimorë që e mbështetin dhe në dark qan për viktimat e drejtësisë së korruptuar. Kjo tregon se sa larg shqetësimit real për klimën e biznesit ndaj investitorëve të huaj është opozita dhe sa afër dhunuesve të saj. Personazhin kryesor të kësaj historie e kishte kandidate në listat për deputete me 25 Prill dhe e hoqi pas reagimit te ambasadës se SHBA.

Next Post
“Gruaja më tradhtonte”/ 40-vjeçari: Sot jam në “arrest shtëpie”, si më ngritën kurth

“Gruaja më tradhtonte”/ 40-vjeçari: Sot jam në “arrest shtëpie”, si më ngritën kurth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In