• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Klik Ekspo Group”, eventi më i rëndësishëm ekonomik, ndan çmimet e mirënjohjes, “Shqiponja e Artë”

by Java News
26/11/2016 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është kthyer traditë tashmë që Klik Ekspo Group, eventi më i rëndësishëm i vitit për sa i përket tregtisë dhe biznesit në Shqipëri, të celebrohet me një mbrëmje festive në Pallatin e Brigadave. Eventi nisi me performancën artistike dhe të jashtëzakonshme të trupës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku dhjetra artistë sollën në prani të të gjithë përfaqësuesve të rajonit dhe botës në panair, pasurinë më të madhe dhe një shekullore të folklorit tonë.

Nën kujdesin e vetë Presidentit z. Luan Muhametaj, celebrimi që përkoi edhe me krijimin e dhomës së përbashkët të tregtisë Shqipëri-Serbi, vazhdoi me traditën e saj më të mirë, ndarjen e çmimit “Shqiponja e Artë”, që i shkon kryesisht të gjithë personaliteteve që kanë kontribuar në ndryshimet progresiste të klimës së biznesit dhe tregtisë në vendin tonë.

Në krye të kësaj liste, Presidenti Muhametaj nderoi personalisht z. Sokol Dervishaj, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, në shenjë mirënjohje për kontributin e veçantë të nismave vizionare e reformuese në vitalizimin e potencialit infrastrukturor në bashkëveprim me sipërmarrjet private të vendit.

Ministri duke falenderuar për vlerësimin e veçantë, u shpreh se krahas angazhimit të tij të plotë për t’i dhënë frymë zhvillimit të biznesit në Shqipëri, vlerësoi se ka ende nevojë për më shumë punë për të forcuar, avancuar dhe zhvilluar biznesin shqiptarë. Teksa vlerësoi se bashkëpunimi rajonal ekonomik i vendeve tona, ka rëndësi jetike për rajonin.

Ndër të tjera z. Dervishaj krejt modestisht vlerësoi se: “Personalisht besoj se nuk e meritojë kaq shumë nderin dhe vlerësimin që ju bëni, sepse me gjithë detyrën e rëndësishme dhe përkushtimin ndaj saj, nuk ndjej se kemi bërë aq sa duhet dhe aq sa mundemi, për të zhvilluar, avancuar dhe për të forcuar biznesin shqiptarë. Ajo që ju bëni gjatë këtij panairi, me gjithë këta miq dhe përfaqësues të vendeve të botës, që kanë ardhur në Shqipëri për të treguar kapacitetet dhe potencialet e tyre, është një punë shumë më e madhe nga ajo që bëjmë ne. Vërtetë duhet të marrim shembull nga ju.”

Më pas ministri Dervishaj theksoi se biznesi shqiptar e ka të gjithë vëmendjen e institucionit që ai drejton, duke vlerësuar ndër të tjera se, kompanitë vendase duhet të bëjnë më shumë për të rritur bashkëpunimin me njëri tjetrin, që një ditë të qëndrojnë krahë gjigandëve të tregëtisë botërore.

“Diplomacia ekonomike, shkëmbimet, rritja e nivelit të investimeve dhe bashkëpunimit mes biznesit shqiptar brenda për brenda, por edhe e biznesit shqiptarë rajonal edhe më gjerë, është element shumë i rëndësishëm që ne të gjithë duhet t’a kemi në vëmendje në punën që bëjmë. Në këtë ekonomi globale, praktikisht vend si ky i yni, vend i vogël, sikurse janë të gjithë vendet e rajonit tonë, në momentin e ndryshimeve të jashtëzakonshme të aspekteve ekonomike, të shkëmbimeve dhe volumit të punëve, janë shumë të vegjël për të konkurruar të vetëm apo me njëri tjetrin. Ajo që bëjmë ne këtu duke rritur dhe duke forcuar bashkëpunimin me njëri tjetrin na krijon një panoramë më të gjerë e asaj që ne duhet të bëjmë. Duhet të punojmë sëbashku, duhet të investojmë sëbashku, duhet të shkëmbejmë sëbashku, jo thjesht për të njohur më mirë njëri tjetrin, por për të ecur përpara të gjithë sëbashku krahë njëri tjetrit. Në këtë botë kaq të madhe mes sfidave kaq të shumta ajo që e bënë diferencën është mënyra sesi e shikojmë dhe e planifikojmë në mënyrë vizionare të ardhmen tonë. Kështu që, ajo që bëjmë sot dhe keni bërë gjatë gjithë këtyre viteve, padyshim që ka qënë një kontribut shumë i rëndësishëm për të ecur përpara.”, përfundoi ministri.

Në shenjë mirënjohje, iu akordua çmimi “Shqiponja e Artë” dhe z. Kadri Morina, President i “Eurosig”, me motivacionin si nismëtar, largpamës dhe i guximshëm i sipërmarrjes së lirë shqiptare që në vitin 1991, shembull i suksesit dhe arritjeve të investitorëve shqiptarë, mirënjohje për dashamirësinë  ndaj përparimit dhe promovimit të kulturës shqiptare. Në prononcimin e tij Presidenti Morina e vlerësoi jashtëzakonisht çmimin e dhënë nga Klik Ekspo Group, si një ndër kompanitë pionere të industrisë së panaireve në vend.

Klik Ekspo Group nderoi me medaljen Shqiponja e Artë z. Zef Bushati, dr. Honoris Kauza në shkencat politike, për karrierën e pasur shumë dimensionale, në art, politikë, jetë sociale dhe përhapjen e kulturës dhe vlerave të qytetërimit kristian. Profesor Bushati i shkëputur prej vitesh nga profesioni i tij si aktor dhe regjisor, duke iu përkushtuar më pas jetës politike, ia dedikojë çmimin artistëve te vendit, të cilët sipas tij nuk e kanë të lehtë rrugën e tyre në profesion.

Një moment i veçantë ka qënë kur shefi i këshillit nacional të zjarrëfikësve të Italisë, nderoi me medaljen më të lartë që akordon shoqëria e zjarrfikësve, z. Luan Muhametaj për kontributin dhe meritat për veprat e solidaritetit në favor të vullnetarizmit, duke u kthyer në një pikë referimi për komunitetin ltalian.

Surprizë ishte medalje “Shqiponja e Artë”, që iu akordua në shenjë mirënjohje Miryoub Aleksic, nënkryetar i dhomës së tregtisë serbe në shenjë mirënjohjeje si përfaqësues i investitorëve nga Serbia që vazhdojne të besojnë dhe investojnë në tregun shqiptar duke inkurajuar bashkëveprimin dhe marrëdhëniet ekonomiko-sociale.

Aleksic u shpreh se medalja përkon me zyrtarizimin e bashkëpunimit të dhomës tregtare Shqipëri-Serbi. “Nga sot, kompanitë e vendeve tona mund të tregtojnë dhe bashkëpunojnë për të ardhmen e bizneseve dhe marrëdhënies tregtare midis dy vendeve.”, u shpreh Aleksic.

Rreth Klik Ekspo Group, panairit më të madh të biznesit në Shqipëri

“Klik Ekspo Group”, ta njohësh do të thotë ta çmosh. Përgjatë dy dekadave Klik Ekspo Group është kthyer në një rrymë të re standartesh dhe nevojash të diktuara nga “UVI” (Organizata botërore e ekspozitave dhe panaireve ndërkombëtare), ku Shqipëria përfaqësohet vetëm dhe fal këtij panairi, përkrahë 600 vendeve anëtare dhe 85 shteteve të botës.

Manifestimi që identifikon më mirë lidershipin e “Klik Ekspo Group” është panairi ndërkombëtarë i Tiranës, i njohur tashmë si monumenti i mbrojtur i këmbimit të marrëdhënieve dhe kulturave ndërkombëtare, i konceptuar si i vetmi kontribues real i diplomacisë ekonomike.

klik-p-k-7

Next Post
Eksperti për Evropën Juglindore, Busek: Shqiptarët e duan perspektivën europiane

Eksperti për Evropën Juglindore, Busek: Shqiptarët e duan perspektivën europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In