• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti për Evropën Juglindore, Busek: Shqiptarët e duan perspektivën europiane

by Java News
26/11/2016 09:58
23.6.2005, BRUSSELS, BELGIUM
Mr Erhard Busek, EU Special Representative and Special Co-ordinator of the Stability Pact.

23.6.2005, BRUSSELS, BELGIUM Mr Erhard Busek, EU Special Representative and Special Co-ordinator of the Stability Pact.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Eksperti për Evropën Juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se “Shqiptarët duan natyrisht të kenë një perspektivë evropiane dhe në këtë drejtim po bëjnë presion”.

Në një intervistë për DW, Busek flet për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe kërkon më shumë bashkëpunim mes fqinjëve.

Zoti Busek, ju keni shoqëruar dhe përcjellë shumë procese në Ballkanin Perëndimor në 10 vitet e fundit. Si e shihni sot këtë rajon? 

Do të befasoheni ndoshta, por Evropa Juglindore është sot më stabile. Në pjesë të ndryshme të kontinentit ka shumë lëvizje, por në këtë rajon ende mund të parashikohen gjërat dhe lëvizjet. Mendoj se kjo është mirë. Rajoni ka pësuar ndryshime dramatike, siç ishte shkatërrimi i ish-Jugosllavisë. Një sfidë tjetër është zhvillimi demokratik dhe ky rajon është mu në mes të këtij procesi.

Cilat janë njohuritë më të rëndësishme nga zhvillimet e viteve të fundit në Ballkan?

Ne duhet të bëjmë diçka në fushën e edukimit profesional. Kjo është një prej mangësive të Bashkimit Evropian, sepse ai ka pak kompetencë në këtë fushë. Në fushën e arsimit dhe përgatitjes profesionale duhet të bëhet shumë më shumë. George Soros ka bërë disa gjëra për një kohë të gjatë, ka angazhime të tjera, si për shembull European Fund of the Balkans. Por me siguri që kjo nuk mjafton.

Mendoni arsimi në përgjithësi, apo raporti me mediat?

Të dyja. Arsimi por edhe raporti me mediat sociale, si një problem i cili kërkon drejtim. Politika e ka kuptuar menjëherë se si duhet të përdoren rrjetet sociale, për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Çfarë duhet bërë?

Pasi që ne evropianët për fat të keq gjithnjë e më shumë po merremi me veten, në këtë drejtim po ndodh pak. Dialogu dhe trajtimi i problemeve të përbashkëta me fqinjët. Ndaj është e domosdoshme që të kuptohen edhe problemet e fqinjëve, sepse kjo influencon gjendjen edhe tek ne.

Si i vlerësoni proceset politike në Serbi, cila është kandidate për anëtarësim në BE?

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke mbajtur një linjë të mençur, sepse në këtë vend kemi një konkurrencë të madhe mes Rusisë, Turqisë dhe Kinës, të cilat duan ta influendojnë ate, secila në drejtimin e vet. Por mbetet problemi i Kosovës (e cila në vitin 2008 ka shpallur pavarësinë nga Serbia dhe të cilën Beogradi nuk e njeh). Ky problem edhe më tej ka një potencial të madh shpërthimi, në krahasim me problemet e tjera. Ndonëse zgjidhja është e lehtë. Por këtu kërkohen më shumë pjekuri.

Si mund të zgjidhet ky problem?

Zgjidhja do të ishte pranimi i realitetit dhe qasja e drejtë ndaj saj. Çdo përpjekje për përfitime nga kjo situatë, si për shembull në zgjedhje, nuk është ndonjë argument. Mospranimi i Kosovës rezulton me rritjen e kontrabandës dhe probleme të tjera. Përparësia e madhe e Bashkimit Evropian do të ishte bashkëveprimi me masa të ndryshme, që ka të bëjë edhe me kontrollin e kufirit. Por ne me siguri që kemi bërë pak për të forcuar kapacitetet e këtyre vendeve!

Situata problematike është edhe në një vend tjetër të Ballkanit: Maqedoni, ku me 11 dhjetor do të mbahen zgjedhjet paralmentare. Në pranverë kanë nisur atje protestat e mëdha kundër qeverisë, e cila krikohet për veprime të shumta.

Po, kritikat ndaj qeverisë janë me vend. Problemi më i madh vjen nga fakti që ende (me Greqinë) nuk është zgjidhur çështja e emrit. Këtu qëndron përplasja e vërtetë. Maqedonia duhet të ekzistojë. Vendet evropiane këtu me siguri që kanë ushtruar pak presion, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, sepse gjendja do të ishte më stabile. Kështu, atje kemi një situatë të pasigurtë, e cila e ngarkon edhe politikën. Shqiptarët duan natyrisht të kenë një perspektivë evropiane dhe në këtë drejtim po bëjnë presion. Situata në anën tjetër nuk është stabile. Fakti që bullgarët pretendojnë se maqedonët janë bullgarë dhe që grekët flasin për Aleksandin e Madh, nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit. Ajo që njerëzit duan është hapja e vendeve të punës, lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e një sistemi juridik, në kuptimin e plotë të fjalës.

Erhard Busek (ka lindur me 1941) angazhohet prej vitesh në Ballkan. Ai është kryetar i Institutit për Hapësirën e Danubit dhe Evropës së Mesme dhe koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI). Ai ka qenë ministër dhe zëvendëskancelar në Austri, ndërsa prej 2002 – 2008 koordinator i Patktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Next Post
Flet për herë të parë Florian Riza: Pse dështoi martesa me Rovena Dilon

Flet për herë të parë Florian Riza: Pse dështoi martesa me Rovena Dilon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

August 8, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com