• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Klientët humbasin rreth 40 milionë euro nga zhvlerësimi i monedhës

by Java News
10/06/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dje, në tregun e këmbimeve valutore të Tiranëss, një euro këmbehej mesatarisht me 134 lekë. Një vit më pare, norma e këmbimit ishte në kuotën e 138.5 lekëve. Vetëm nga ky zhvlerësim, humbja e depozituesve nëse depozitat e klientëve të bankave do të konvertoheshin në lekë, llogaritet në 5.3 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro.

Kursimet në monedhën e përbashkët evropiane, që shqiptarët kanë vendosur në bankat e nivelit të dytë, ishin 3.6 miliardë euro në fund të muajit prill, apo sa gati 50% të totalit të depozitave në vend, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2016, kursimet në valutë e kaluan për herë të parë vlerën e atyre në lekë, për të arritur në rreth 52% të totalit në fund të prillit 2017. Euro mbetet gjithnjë një monedhë e preferuar kursimi, edhe pse interesat që ofrojnë bankat në Shqipëri për depozitat pranë tyre në valutë janë tepër të ulëta.

Euro ka shënuar rënien e radhës gjatë ditës së djeshme, duke zbritur në kuotën e 133.64 lekëve. Kjo ishte pasojë edhe e rënies së vlerës së valutës evropiane në bursat ndërkombëtare në masën 0.29% brenda ditës si pasojë e rezultatit të papritur të zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe.

Në fakt, duhej të zhvlerësohej paundi, por pasiguria rreth së ardhmes së këtij vendi me ekonomi të fuqishme ka sjellë pështjellim në bursa ku peshon shumë vendimi për daljen e Londrës nga BE, çka ka sjellë njëkohësisht edhe zhvlerësim të euros.

Ndërkohë, dollari amerikan ka shënuar rritje edhe në Tiranë, duke u këmbyer me 119.4 lekë mesatarisht, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, me rritje 0.39 lekë në krahasim me një ditë më parë, duke reflektuar edhe forcimin e tij në bursa.

Në tregun vendas kjo është java e tretë radhazi gjatë së cilës euro po njeh vetëm humbje në vlerë. Por, me nivelin e 133.6 lekëve, që arriti dje, euro ka arritur një rekord të ri të ulët, i cili nuk mbahet mend që nga shtatori i vitit 2009.

Depozitat
Por kursimtarët nuk janë të humbur vetëm nga lëvizja në rënie e kursit të këmbimit valuator. Të gjithë ata klientë, që kanë futur në bankë paratë e lira, kanë fituar më pak gjatë muajit prill.

Pothuajse të gjitha afatet kanë shënuar rënie, por më e fortë ishte ajo për depozitat 48-mujore, interesi i të cilave zbriti, nga 3.04%, në 1.7% në vit. Për depozitat njëvjeçare, interesi mesatar në prill ishte 0.81%, nga mbi 5% që ishte vite më parë.

Edhe ky faktor ka bërë që individët të mos e shohin bankën si një alternativë tërheqëse për të ruajtur paratë e tyre.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë treguan që depozitat me afat të individëve në lekë janë tkurrur edhe me 8.8 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit (rreth 65 milionë euro). Që nga tetori 2013, depozitat me afat të individëve në lekë kanë shënuar vetëm rënie, duke u reduktuar me 105 miliardë lekë, apo rreth 760 milionë euro. shqiptarja.com

ma.me
Next Post
‘Do mbështes Ramën’, Bushati i përgjigjet Doshit: Vota për PS të mos ngatërrohet me thirrje që vijnë nga individë partizash

Bushati: Tërmeti do të fillojë nga pallati i drejtësisë, pavarësisht përpjekjeve për të zvarritur vetting-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In