• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

by A R
26/08/2026 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të përcaktojë pagën referuese bazë për magjistratët, duke i hapur rrugë rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe përllogaritjes së diferencave financiare të prapambetura.

Vendimi u miratua unanimisht këtë të mërkurë nga të 11 anëtarët e KLGJ-së dhe vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e trupës gjyqësore.

KLGJ ka përcaktuar se, duke nisur nga 1 gushti 2026, paga bazë e gjyqtarëve do të llogaritet mbi bazën e pagës së kategorisë së lartë drejtuese në administratën publike.

Sipas vendimit, paga e pozicionit do të jetë 222,425 lekë, ndërsa kësaj shume do t’i shtohet edhe 14,000 lekë si shtesë për nivelin e kualifikimit. Efekt prapaveprues për më shumë se tre vite Vendimi nuk kufizohet vetëm te pagat në fuqi nga gushti i këtij viti. KLGJ ka parashikuar edhe përllogaritjen e diferencave financiare të prapambetura.

Departamenti i Buxhetit dhe njësitë përgjegjëse financiare pranë gjykatave të të gjitha niveleve janë ngarkuar të përllogarisin efektin financiar për periudhën 1 prill 2023 – 31 korrik 2026.

Kjo do të thotë se gjyqtarët do të përfitojnë edhe diferencat e pagave që rezultojnë nga rillogaritja për më shumë se tre vjet.

KLGJ ngarkon Ministrinë e Financave Në vendimin e tij, KLGJ ka ngarkuar Ministrinë e Financave për të garantuar mbulimin e nevojshëm buxhetor për zbatimin e vendimmarrjes.

Me këtë hap, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur zbatimin e vendimit kushtetues për pagat e magjistratëve, pa pritur një ndërhyrje të mëtejshme nga Kuvendi apo qeveria.

Vendimi pritet të sjellë një efekt financiar të konsiderueshëm në buxhet, pasi krahas pagave të reja do të duhet të përballohen edhe detyrimet e prapambetura për periudhën e përcaktuar nga KLGJ.

Next Post
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Comments 1

  1. Luftvafe says:
    2 months ago

    Çmënduria E GJYKATAVE, si produkt i reformës në drejtësi, i ka kërcyer në kokë, SHTETIT TË SË DREJTËS.
    Kështu do të mbetet kjo gjë ?
    Në mos, kaosi dhe anarki do të prevalojnë.
    Rama sot është, dhe nesër nuk do të jetë, por këtë vënd po e ha dreqi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com