• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLGJ mesazh Metës: Gjykata e Lartë është prioritet kombëtar

by Java News
05/07/2019 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor gjeti një mënyrë diplomatike për t’ju përgjigjur letrës së presidentit që kërkoi informacion mbi vakancat në Gjykatën e Lartë. E ndërsa që prej konstituimit KLGJ ka zhvilluar vetëm një mbledhje me dyer të hapura, kësaj radhe KLGJ pati nevojë për median për të treguar se sa ka punuar gjatë këtyre muajve dhe sa nuk ke qëndruar duarkryq.

Kryetarja e KLGJ deklaroi se institucioni që ajo drejton është marrë me çështje prioritare dhe të ngutshme siç janë aktet për gjykatën e posaçme që do ngrihet, mbështetja e vetting-ut, plotësimi i gjykatave sa herë ato zbraseshin me gjyqtarë apo edhe shqyrtimi i 485 kërkesave për të deleguar gjyqtarë në 706 çështje.

“Sa i përket Gjykatës së Lartë, duke e njohur si prioritet kombëtar, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe të kujdesshëm duke u konsultuar në çdo hap në mënyrë që çdo vendimarrje që do të pasojë t’i shërbejë zgjidhjes në këtë gjykatë”, deklaroi Naureda Llagami, kryetare e KLGJ.

Pika më e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projekt rregullores, pas të cilës, sapo të botohet në Fletoren Zyrtare, do të hapet gara për kandidatët jo-gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

Por Këshilli i Lartë Gjyqësor vazhdon me veset e KLD-së së vjetër që u zëvendësua nga qeveria e gjyqësorit. Ajo është mungesa e transparencës që shënoi një incident mes gazetarëve dhe anëtarëve të KLGJ-së.

Gazetarëve të gjyqësorit iu kërkua që të largohen nga mbledhja dhe diçka e tillë nuk u prit mirë prej tyre, përderisa reforma në drejtësi e detyron KLGJ-në që të jetë transparente për mbledhjet dhe për agjendën. Ndryshe nga institucioni tjetër i reformës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë që bën publike agjendën e çdo takimi, KLGJ duket se nuk i ka përvetësuar ende garancitë që ofrojnë për publikun ndryshimet ligjore të reformës.(tch)l.m

Next Post
Habit kantautori: Janë shumë pak 20 vite diferencë me partneren, duhej më shumë

Habit kantautori: Janë shumë pak 20 vite diferencë me partneren, duhej më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In