• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

KLGJ çon në Presidencë 3 emrat për Gjykatën e Lartë, pritet zhbllokimi i 35 mijë dosjeve që presin

by Java News
26/02/2020 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor premton që pas dy ditëve të dërgojë në Presidencë emrat e gjyqtarëve të rinj për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë. Në garë për këto poste rezultojnë se janë Sokol Sadushi, Ilri Panda dhe Ervin Pupe.

Kështu, ndizet drita jeshile për 35 mijë dosjeve të mbetura stok në bodrumet e Gjykatës së Lartë, që për më shumë se 1 vit e gjysmë është jo funksionale dhe vetëm ka arkivuar dosje.

Të premten pritet që KLGJ të dërgojë në presidencë emrat e parë nga radhët e jo gjyqtarëve për të marrë edhe pëlqimin e presidentit para se të bëhen gjyqtarë. Po ashtu KLGJ vendosi të hapë edhe garën për 6 gjyqtarë të cilët vijnë nga radhët e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë.

Por ky vendim sipas anëtarëve të KLGJ-së, Brunilda Kasmi dhe Medi Bici do duhej të ishte për 14 vende pasi kështu, jo vetëm vihet në funksion Gjykata e Lartë, por përshpejtohet dhe plotësimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sepse 3 anëtarë për në Kushtetuese, i zgjedh Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm 4 gjyqtarë nga 9 që duhen.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 vende, ku aktualisht ka vetëm një anëtar funksional dhe ai është Ardian Dvorani me mandat të përfunduar, tashmë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shkruan “shqiptarja.com”.

Me tre emrat e rinj nga radhët e jo gjyqtarëve pritet që të vihen në funksion dhe tre kolegjet përfshi atë Penal, Civil dhe Administrativ, të bllokuara për më shumë se sa 1 vit e gjysmë. /e.s/

Next Post
VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, qeni bulldog sulmon vogëlushin brenda ashensorit

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, qeni bulldog sulmon vogëlushin brenda ashensorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In