• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klevis Balliu sulmon gazetarët: O shtazë, jeni të mjerë! Protesta ishte provë e suksesit tonë

by A R
14/11/2022 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, në një reagim në rrjetet sociale thotë se “sulmi ndaj protestës së 12 nëntorit provë e suksesit të saj”, teksa shton se “madhështia e protestës tronditi qeverinë dhe mbështetësit e saj”.

Balliu shkruan sulmon analistët pse ata nuk mendojnë si Sali Berisha.

POSTIMI I KLEVIS BALLIUT:

“Sulmi ndaj protestës së 12 Nëntorit provë e suksesit të saj. Madhështia e protestës tronditi qeverinë dhe mbështetësit e saj.

Në studiot dhe emisionet televizive, analistët e qeverisë u sulën si shtazë për të sulmuar protestën dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë.

Kjo jo vetëm që nuk mërzit qytetarët dhe opozitën, por përkundrazi mbushi zemrat e të gjithëve me shpresë. Nëse protesta do të ishte dështim askush nuk do ta vinte ujin në zjarr por do të shikonin punët e tyre.

Por protesta dha mesazhin e qartë dhe më të frikshëm për qeverinë: sot jeni PAKICË, sot jeni MINORANCË.

Në fakt nëse nesër ka zgjedhje Edi Rama ikën nga pushteti, madje as lojrat me votën se ndihmojnë dot, as bandat se ndihmojnë dot.

Për këtë arsye qeveria turri analistët e saj me dy teza; nuk kishte qytetarë në protestë dhe teza tjetër më qesharake ishte që ishte protestë e organizuar nga Putini.

Teza të tilla qesharake faktojnë mjerimin e qeverisë dhe analistëve të saj të blerë.

Imagjinoni kur të akuzon për lidhje me Putinin krahu i djathtë i Putinit që është Aleksandër Vuçiç!

Tani është detyrë e opozitës dhe e të gjithëve bashkë që fryma dhe fuqia e 12 Nëntorit të mbahet gjallë me një aksion politik që ruan, mbron dhe zhvillon të njëjtin standart të protestës.

Qytetarët duan ndryshim dhe këtë duhet ta ofrojmë, qytetarët duan përballje dhe këtë duhet ta mundësojmë.

Qeveria sot nuk ka as numrat, as moralin, as arsye për të qëndruar në pushtet. Ndaj sot qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Sëbashku në këtë rrugëtim jo të lehtë, pasi në fund të fundit po përballemi me një regjim, fitorja është e pashmangshme, fitorja është më domethënëse.

Durimi është një virtyt që duhet patur parasysh por durimi i tepërt kthehet në një armë për regjimin. Çdo gjë ka një limit ashtu edhe durimi ka një kufi.

Dhe besoj që sot jemi në limitet e durimit dhe në fillimet e përballjes frontale. Vendi është nën një rrezik të madh dhe ne duhet ti dalim ZOT.

Opozita ti dalë zot shqiptarëve, demokracisë, të ardhmes Europiane, ti dalë zot Shqipërisë”, shprehet ai.

/a.r

Next Post
“Jemi shembulli sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore”, Kovaçevski flet pas firmosjes së marrëveshjeve

"Jemi shembulli sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore", Kovaçevski flet pas firmosjes së marrëveshjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In