Kongresi i Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë (IUSY), që u zhvillua në Tiranë nga datat 25-28 shkurt zgjodhi drejtuesit e rinj të kësaj organizate si dhe vendosi objektivat politike të përbashkëta që organizatat do të kenë në dy vitet në vazhdim dhe miratoi disa rezoluta.
Kongresi i Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë zhvilloi edhe zgjedhjet e kryesisë. President u zgjodh z. Howard Lee nga “DAPSY” në Malajzi, ndërsa Sekretare e Përgjithshme u zgjodh znj. Evin Incir nga Suedia. Gjithashtu, u zgjodhën zv.presidentët e IUSY-t, ku një prej tyre ishte edhe deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë, njëkohësisht edhe Nënkryetarja e LRI-së, Kejdi Mehmetaj.
Në fjalën e mbajtur menjëherë pas votimit dhe zgjedhjes si Zv.presidente e IUSY-t, znj. Mehmetaj shprehu kënaqësinë që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë organizatë të rëndësishme dhe për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të reformave dhe të Shqipërisë.