• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLD-ja e Bujar Nishanit ka lënë pa drejtues 13 gjykata, gjyqtarët u shkarkuan se nuk justifikonin pasurinë

by Java News
31/03/2019 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trembëdhjetë kryegjyqtarë, të emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën influencën e plotë të Partisë Demokratike, kanë futur sot në krizë gjykatat më të rëndësishme në Tiranë dhe rrethe, për shkak se nuk mundën të kalonin rrjetën e trefishtë të Vetingut. Krerët e gjykatave janë emëruar në harkun kohor 2008-2016, me vendime të Këshilli të Lartë të Drejtësisë, i kontrolluar nga Partia Demokratike, fillimisht përmes ish-presidentit Bamir Topit, ndërsa më pas përmes Bujar Nishanit si dhe tre anëtarëve të KLD, të emëruar nga Kuvendi, me votat e PD, në bazë të nenit 3 të ligjit nr. 8811, datë 17.5.2001, për KLD. Shtatë kryetar gjykatash, të shkarkuar nga Vetingut për shkak se nuk justifikonin dot pasuritë, janë emëruar në vitin 2014 nga KLD, nën drejtimin e Bujar Nishanit.

Ata janë kreu i Gjykatës së Shkodrës Arben Zefi, kreu i Gjykatës së Korçës Admir Belishta, kreu i Gjykatës së Apelit Civil Durrës Petrit Çeno, kreu i Gjykatës Kurbin Alfred Gjoni, kreu i Gjykatës Berat Agron Vavla, ​kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj si dhe kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë Entela Prifti. Katër krerë gjykatash janë emëruar në vitin 2016 nga KLD, po nën drejtimin e Bujar Nishanit. Ata janë kreu i Gjykatës Përmet Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës Tropojë Dritan Seci, kreu i Gjykatës së Pukës Izet Kadana si dhe kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë Hysni Demiraj. Ndërkaq, kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Alltun Çela, i shkarkuar gjithashtu nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është emëruar nga KLD në vitin 2008, nën drejtimin e ish-presidentit Bamir Topi.

Pa drejtues ka mbetur edhe Gjykata Kushtetuese, pasi kryetari i saj, Bashkim Dedja, u shkarkua përfundimit nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Arsyeja kryesore e shkarkimit nga detyra të të gjithë kryetarëve të gjykatave është mosjustifikimi i pasurive. Ndërkaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor, organi i ri që ka zëvèndësuar KLD, është në pamundësi ligjore për të zgjedhur kryetarët e rinj të gjykatave në fjalë. Gjatë një mbledhje në fund të vitit 2018, anëtarët e KLD kanë shprehur shqetësimin se situata është alarmante. Në këto kushte, KLGJ ka vendosur të operojë nëpërmjet një rregulloreje që do të mundësojë zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave, të cilët do të ushtrojnë kompetencat e kryetarëve, proces i cili do të marrë shumë kohë.

Krerët e gjykatave të emëruar nga KLD dhe PD që u shkarkuan nga detyra

  1. Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet, i emëruar nga KLD me vendim nr. 9, datë 15.01.2016. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
  2. Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë. I deleguar nga KLD me vendim 109, datë 04.11.2016. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se nuk justifikon pasurinë.
  3. Izet Kadana, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 10, datë 15.01.2016. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, nuk ka arritur nivel të besueshëm për vlerësimin e figurës dhe se ka reflektuar sjellje të papërshtatshme për pozicionin e tij si gjyqtar, duke cenuar etikën e gjyqtarit.
  4. Hysni Demiraj, kryetar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, i zgjedhur nga KLD në 7 mars të vitit 2016. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për shkak të problemeve me pasurinë e deklaruar.
  5. Arben Zefi, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, i emëruar nga KLD me vendim nr. 128, datë 107.10.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se “nuk ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes së subjektit të rivlerësimit, rezulton se ai ka cenuar besimin e publikut”
  6. Admir Belishta, kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 112, datë 23.07.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe se rezulton i papërshtatshëm në lidhje me kriterin e kontrollit të figurës.
  7. Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës, i emëruar nga KLD me vendim nr. 33, datë 11.04.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për shkak të problemeve me pasurinë e deklaruar.
  8. Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin, i emëruar nga KLD me vendim nr. 129, datë 17.10.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Vetingut me arsyetimin se nuk ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes së subjektit të rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut.
  9. Agron Vavla, ​kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, i emëruar nga KLD me vendim nr. 129, datë 17.10.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se ka deklaruar në mënyrë të pasaktë pasurinë, nuk justifikon, ka bërë deklarim të rremë si dhe ka fshehur pasurinë.
  10. Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 4, datë 17.01.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe ka cenuar besimin ndaj publikut.
  11. Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, e emëruar nga KLD me vendim nr. 5, datë 17.01.2014. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se ka fshehur dhe ka deklaruar në mënyrë të pasaktë pasurinë, ka bërë deklarime të rreme si dhe nuk justifikon pasurinë.
  12. Alltun Çela, kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, i emëruar nga KLD me vendim nr. 230, datë 28.05.2008. Shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë, rezulton i papërshtatshëm në lidhje me kriterin e kontrollit të figurës si dhe ka treguar cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët dhe nuk është efektiv, në atë shkallë sa programi i trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës nuk mund ta zgjidhë këtë çështje për një vit.
  13. Bashkim Dedja, anëtar/kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 dhjetor 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij. Dedja është zgjedhur dy herë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, me votat e anëtarëve të kësaj gjykate. Herën e dytë Dedja është rizgjedhur kryetar në 03.10.2017./shqiptarja.com  /g.kosovari
Next Post
Sekuestruan 99 pistoleta, ambasada amerikane: Policët u trajnuan në SHBA

Sekuestruan 99 pistoleta, ambasada amerikane: Policët u trajnuan në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

November 11, 2026
DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave në biznese! Përgjimet dhe mesazhet e koduara

November 11, 2026
Fluturon në ajër së bashku me valixhen, momenti kur 31-vjeçari egjiptian përplaset nga makina në Sarandë!

Fluturon në ajër së bashku me valixhen, momenti kur 31-vjeçari egjiptian përplaset nga makina në Sarandë!

November 11, 2026
Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

November 11, 2026
44-vjeçari u vetëdorëzua, gjykata cakton “arrest me burg” për avokatin Radovan Çela

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

November 11, 2026
Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

November 11, 2026
Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In