Këshilli i Lartë i Drejtësis hap garën për përzgjedhjen e kryetarit të gjykatës së Tiranës pas përfundimit të mandatit të kreut aktual Fatri Islamaj i cili është emëruar tashmë në Gjykatën e Apelit. Deri në përzgjedhjen e kreut të ri, KLD ka komanduar në krye të kësaj gjykate znj.Enkelejdi Hajro gjyqtare pranë shkallës së parë në Tiranë.
Po ashtu me kërkesë të ministrit të drejtësisë Ylli Manjani KLD ka shpallur pesë vende vakante në Gjykatën e Tiranës dhe deri më 15 nëntor është caktuar afati për të gjithë gjyqtarët të cilët duan të paraqesin kërkesë për të kandiduar.
ma.me