• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLD/ Blloku antireformë me në krye Nishanin, çon sërish Reformën në Drejtësi në Kushtetuese

by Java News
13/04/2017 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjyqtarët nuk tërhiqen nga lëvizjet e tyre për të zvarritur sa më shumë të jetë e mundur reformën në drejtësi. Një vit më parë ishte politika ajo e cila solli zvarritjen e vetingut, pasi ankimi që bëri PD në Kushtetuese solli një zvarritje disa mujore.

Por më pas ishin vetë gjyqtarët ata që iu drejtuan gjykatës, duke ankimuar ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kundërshtuar shkrirjen e KLD. Edhe pse ankimimi u bë nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Gjyqtarëve, një gjë e tillë u nxit dhe nga KLD, pasi Hoxha është anëtar i saj.

Kushtetuesja në fillim të javës zbardhi vendimin duke vendosur që të mos kishte asnjë shkrirje të KLD. Sipas afateve ligjore, më 11 prill KLD duhej të pushonte së funksionuari, por Kushtetuesja e rrëzoi këtë përcaktim, duke deklaruar në vendimin e saj që KLD të jetë në detyrë deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Por ky vendim sërish nuk e ka kënaqur Bujar Nishanin dhe gjyqtarët, pasi pritet që të ketë një tjetër ankimim. Brenda pak ditësh, Shoqata e Gjyqtarëve do i drejtohet me një tjetër padi Kushtetueses, duke kërkuar që KLD të ketë kompetenca të plota.

Sipas burimeve, shoqata pretendon se në vendimin e nxjerrë nga gjykata, vendoset që të mos ketë shkrirje të KLD, por nuk ka një vendim të qartë sa i takon kompetencave të saj shkruan “sot”. Ekspertët që hartuan ligjet vendosën që KLD dhe Bujar Nishani të kufizoheshin, duke mos lejuar që të bëhen emërime, por vetëm të komandojnë gjyqtarë.

Arsyeja ishte se kjo duhej t’i lihet në dorë KLGJ. Për këtë gjë, Nishani para futjes së ligjit në fuqi, bëri me dhjetra emërime, duke bërë në këtë mënyrë qokat e fundit. Por tani ligji ia ndalon të drejtën dhe Presidenti është vënë në lëvizje për të rimarrë kompetencat e tij, duke i dhënë një tjetër goditje reformës në drejtësi.

Me shumë gjasë Kushtetuesja do e pranojë ankimimin dhe shumë shpejt Nishani pritet të ketë kompetenca të plota, dukë bërë të gjitha emërimet që dëshiron para se të lërë detyrën më 24 korrik. Gjykata Kushtetuese në vendim e saj e cilësoi të padrejtë shkrirjen e KLD, duke përcaktuar se ajo duhet të jetë në detyrë deri në ngritjen e KLGJ.

“Gjykata vlerëson se ky konstatim nuk mund të konsiderohet se përbën ometim kushtetues, pasi formulimi i pikës 5 të nenit 179 të Kushtetutës se “anëtarët e KLD-së e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të KLGJ-së, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të KLGJ-së, sipas ligjit” shpreh dhe synon të sigurojë vlerën kushtetuese të vazhdimësisë dhe koherencës institucionale, për rrjedhojë, funksionimin normal të KLD-së në periudhën kalimtare.

Për sa kohë vullneti i kushtetutëbërësit ka qenë që të mos ndërpritet funksioni i KLD-së, Gjykata vlerëson se KLD-ja ashtu si edhe organet e tjera ekzistuese kushtetuese do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në konstituimin e plotë të organeve të reja kushtetuese dhe, në këtë kuptim, zbatimi i neneve 160/1 dhe 173/1 të ligjit duhet të jetë në përputhje të plotë me këtë interpretim të Gjykatës, në respekt të frymës së Kushtetutës”, u shpreh gjykata në vendim. Anëtarët janë shprehur dhe sa i takon qëndrimit të presidentit në krye të KLD, duke thënë se Kushtetuta e përcakton që ai qëndron aty derisa të ngrihet KLGJ

ma.me

Next Post
Dibër/ Shkrumbohet banesa, zhduket 17-vjeçarja që ndodhej e vetme kur ranë flakët

Dibër/ Shkrumbohet banesa, zhduket 17-vjeçarja që ndodhej e vetme kur ranë flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

September 21, 2026
Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

September 21, 2026
“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

September 21, 2026
Si po përgatitet PDK-ja si alternativë qeverisëse përballë Albin Kurtit?!

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

September 21, 2026
Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com