• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Klaus Schwab: Duhet të rindërtojmë besimin!

by A M
21/01/2024 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para ndryshimeve globale në fushat ekonomike, gjeopolitike, teknologjike etj., njerëzimi duhet të rindërtojë besimin reciprok dhe besimin për të ardhmen. Kështu tha kryetari i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Sipas tij, arsyeja pse ai caktoi “rindërtimin e besimit” si temën e forumit që sapo u mbyll në Davos, është se bota po bëhet e frikshme dhe e lehtë të shpërbëhet. Nën presione të shumëfishta, njerëzit po përqendrohen vetëm te vetja dhe marrin parasysh gjithmonë interesat vetjake, gjë që do të sjellë prishje të atmosferës së besimit. Prandaj, duhet të krijohet një frymë e re më konstruktive.
Në intervistë, z. Schwab pohon se njerëzit duhet të kuptojnë se bota po përjeton ndryshime, nga një botë unipolare drejt një bote shumëpolare. Në këtë situatë të re, Kina po ambientohet me ndryshimet, duke mbajtur përgjegjësinë e një vendi të madh. Për shembull, ajo ka paraqitur një sërë iniciativash si Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale, konceptin e ndërtimit të Komunitetit me Fate të Përbashkëta të Njerëzimit etj. “Jam i mendimit se rëndësia është që t’i përdorim këto parime në botën e tanishme, duke pranuar këtë botë që ka ndryshuar pjesërisht.” – thekson z. Schwab.
Lidhur me perspektivën e ekonomisë kineze, ai thotë se në të kaluarën herë pas here kishte thënie që përhapnin idenë se zhvillimi i Kinës kishte përfunduar, sikurse zëra të tillë ngrihen përsëri tani. Ai beson se Kina do të marrë masa efektive në trajtimin e sfidave si plakja e popullsisë, borxhet, tregun e pasurive të patundshme, duke gjetur një model të ri rritjeje. Ai vuri në dukje se megjithëse PBB-ja e Kinës zë gati 20% të totalit botëror, po të vlerësohet kjo shifër për frymë, niveli i Kinës është ende i ulët në krahasim me shumicën e vendeve të zhvilluara të botës. Prandaj, Kina ende ka hapësira për zhvillim dhe rritje.
Tani, të gjitha vendet ndodhen në një kohë të vështirë për arsye të ndryshme. Por jam i mendimit se Kina ka mençuri të mjaftueshme për të trajtuar sfidat aktuale.” – tha kryetari i Forumit Ekonomik Botëror në intervistën për CMG-në.

/a.d

Next Post
Trafik makinash/ Pranga të riut, AMP pezullon për ‘shpërdorim detyre’ 4 policë, sekuestrohen mjete me vlerë 130 mijë euro

Trafik makinash/ Pranga të riut, AMP pezullon për ‘shpërdorim detyre’ 4 policë, sekuestrohen mjete me vlerë 130 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In