• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Klaudio Myrtaj mund të jetë vrarë nga një grua? Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë

by A R
07/11/2023 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Këtu në Vernante nuk ka ndodhur kurrë më parë diçka e tillë”. Komuniteti i komunës së vogël të Val Vermenagna është ende i tronditur nga vrasja e Klaudio Myrtajt, muratorit 34-vjeçar shqiptar, i cili u qëllua me një plumb pistolete në kokë pasditen e së shtunës. Ai po punonte në një punishte në qendër të fshatit kur u ekzekutua në rrethana ende misterioze. Një punë të cilën e bënte në kohë të lirë, për të ndihmuar një mikun e tij artizan, me restaurimin e mobiljeve apo punime druri.

Të shtunën e 4 Nëntorit ishte atje. Tragjedia ndodhi kur i zoti i punishtes u largua. Ishte një klient që e gjeti përtokë, me një plagë të rëndë në kokë. Klaudio ishte ende gjallë, por në agoni.

Prokurori i Cuneo, Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi e ka qëlluar me një plumb në kokë 34-vjeçarin. Me mbërritjen e shërbimeve të emergjencës shqiptari merrte ende frymë, por i pamundur për të folur. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. As atë të drogës, megjithatë kryesorja është ajo që lidhet me motive pasioni. Autoritetet e prokurorisë po vlerësojnë çdo hipotezë për të zbardhur vrasjen e shqiptarit. Pas vrasjes mund të qëndrojë edhe dora e një gruaje.

“Nuk ishte një e shtënë prej profesionisti. Kemi përballë një vrasje prej diletanti”. Kjo është e vetmja deklaratë e lëshuar nga kreu i zyrës së Prokurorisë së Cuneo. Autoritetet kanë qenë mjaft të rezervuar sa i takon hetimeve. Deri më tani nuk ka asnjë urdhërarrest të lëshuar, ndërsa karabinierët kanë marrë dëshmitë e disa personave, mes tyre edhe atë të partneres së shqiptarit.

Zona ku ndodhi ngjarja nuk është e mbuluar me telekamera, megjithatë ka disa kamera sigurie që janë të vendosura në afërsi. Këto të fundit janë sekuestruar nga autoritetet.

“Ishte një djalë i mirë”, thonë ata që e njihnin. “Duket se është vrarë për xhelozi. Po ça kuptimi ka. Të vdesësh kështu në moshën 34-vjeçare. Këtu në Vernante nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë”, shprehen banorë të zonës për mediat fqinje.

Në foto viktima, Klaudio Myrtaj

Këto të fundit shtojnë se Klaudion e njihnin të gjithë, ndonëse kishte pak muaj që jetonte në Vernante. Më herët kishte jetuar në Caraglio dhe punonte për kompaninë e ndërtimit të kushërinjve të tij.

“E njihja si pamje. Si të gjithë këtu fshat”, tregon famullitari don Luca Lanave. “Ky është një komunitet i vogël e i qetë. Kush e mendonte se mund të ndodhte diçka e tillë”, shton ai.

“Jemi të tronditur e të pikëlluar”, shprehet një tjetër banor. “Në një komunitet të vogël si i yni askush nuk e priste. Jemi ende të traumatizuar, përveç dhimbjes për viktimën. Ndodhi në mes të qendrës, fiks poshtë komunës. Uroj që të kapet personi përgjegjës. Kam besim të plotë te hetuesit”.

/a.r

Next Post
Mbi 36 mijë familje përfituan nga bonusi i bebes këtë vit, Rama: Financojmë programin edhe në vitin 2024

Mbi 36 mijë familje përfituan nga bonusi i bebes këtë vit, Rama: Financojmë programin edhe në vitin 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In