Publikohet skema e re e klasifikimit për barnat narkotike, lëndëve psikotrope, si dhe medikamenteve që shërbejnë për përgatitjen e tyre.
Në Republikën e Shqipërisë ndalohet kultivimi i hashashit (Papaver somniferum) për prodhimin e opiumit dhe të kashtës, kultivimi i bimës së kokës (Erythroxylon coca) për prodhimin e alkaloideve e të lëndëve aromatike, si dhe kultivimi i të gjitha llojeve dhe varieteteve të bimëve të gjinisë “cannabis” për prodhimin e kanabisit, të rrëshirës dhe vajit.
Por nga ana tjetër lejohet përjashtimisht përpunimi i bimës së kanabisit dhe prodhimi i nënprodukteve të saj vetëm për qëllime mjekësore dhe industriale, sipas legjislacionit të posaçëm të miratuar për këtë qëllim, shkruan rtsh.al.
Përjashtim nga parashikimet bëhet për bimën e kanabisit dhe nënproduktet e saj për të cilat zbatohen dispozitat ligjore në fuqi, sipas legjislacionit përkatës për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit, dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.
/a.d











