• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Klani shqiptar” prish harmoninë e kombëtares zvicerane

by Java News
16/11/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një artikull i botuar në numrin e të dielës së gazetës “Schweiz am Sonntag” hedh shumë pikëpyetje dhe bën konstatime të rënda kritike lidhur me atë që ajo e quan “hendek në baza nacionale” në mes të lojtarëve të përfaqësueses zvicerane. Gazeta në fjalë, duke iu referuar “personave nga brenda” kombëtares, të cilët nuk duan të identifikohen, konstaton se raportet në mes të lojtarëve nuk janë shumë të mira dje ato vuajnë nga ndasia që e shkakton prejardhja e huaj e numrit më të madh të tyre, transmeton albinfo. Ky problem i identifikimit me kombëtaren po del në sipërfaqe herë pas here, si me rastin e moskëndimit të himnit zviceran nga ana e futbollistëve shqiptarë të skuadrës e pastaj me deklaratën e njohur të Lichtsteiner-it për “mungesën e figurave identifikuese” në ekip etj.

Nga njëra anë e hendekut është “fraksioni i shqiptarëve” dhe nga ana tjetër lojtarët me “sfond helvetik”, është mesazhi që përçon ky artikull. Dhe raportet në mes të këtyre grupeve janë gjithçka tjetër vetëm se jo harmonike. Sipas gazetës, kjo gjendje është dramatike kur dihet se deri tash futbolli zviceran qe konsideruar si një model i përsosur i integrimit. Në fakt ai shumëçka nuk ecën mirë. Si ilustrim, në artikull përmendet mungesa e qartë e koordinimit të Shaqirit e Lichtsteiner-in në ndeshje e fundit të Zvicrës me Sllovakinë.

Behrami “shef i klanit”

Problemi kryesor, vazhdon gazeta është ai se “grupi ballkanik” është thjesht, shumë i fuqishëm. Kjo bën që futbollistët me rrënjë zvicerane të mos ndjehen mirë. Behrami këtu përveç si “shef klani” etiketohet edhe si personi më i rëndësishëm referues i Petkoviçit, trajnerit me prejardhje boshnjake-kroate. Ky i fundit komunikon me ekipin përmes Behramit, duke e zhvleftësuar kështu peshën e kapitenit, Inler.

Lojtarët me prindër zviceranë ankohen në bashkëlojtarët e tyre me prejardhje ballkanike se atyre u mungon identifikimi i duhur me kombëtaren (“Nati”). Si shembull përmendin atë se gjithmonë bisedat sillen rreth përzgjedhjes së kombëtares shqiptare. Pastaj abstenimin e tyre nga këndimi i himnit zviceran etj. Paraqitjet publike të Xhakës duke u krenuar me sukseset e kombëtares së Shqipërisë ose atletet e Shaqirit me flamurin shqiptar e të Kosovës krahas atij zviceran etj. vetëm sa e kompletojnë këtë sfond. Dhe kjo, sipas gazetës e tëhuajëson kombëtaren nga futbolldashësit zviceranë, të cilët nuk duan vetëm rezultate por edhe figura identifikuese.

Autorët e artikullit thonë se hendeqet në kombëtare nuk paraqesin diçka të re, por tash së fundi gjendja është bërë më kritike. Kësaj i kontribuon, sipas tyre, edhe fakti se Petkoviç nuk përpiqet shumë për t`u identifikuar me Zvicrën.

Rezultatet flasin ndryshe

Ndryshe nga artikulli, flasin rezultatet në fushë, gjegjësisht shifrat e ftohta, të cilat janë pozitive. Veç tjerash ato tregojnë se Nati, është kualifikuar për Evropianin 2016 një ndeshje më herët dhe kjo është një e arritur sovrane e tij, diçka që duhet respektuar. Ndërsa ndryshe nga gazetarët e përmendur mendon shefi i kombëtares, Peter Stadelmann. Ai në një intervistë për po këtë gazetë thotë se nuk e sheh një hendek të tillë në mes të lojtarëve.

“Me gjithë mirëkuptimin mbi këtë debat mbi migracionin, unë nuk e gjej dot kuptimin e gjithë kësaj. Natyrisht që ka shumëllojshmëri mendimesh dhe debate në mes të lojtarëve. Por gjithmonë shtrohet çështja: si po kemi atëherë sukses si ekip? Ose, a besoni me të vërtetë se në mes të lojtarëve gjatë ndeshjes zhvillohen debate mbi politikën e migracionit?

Gazeta citon edhe ish ambasadorin kosovar në Zvicër, Naim Malaj, i cili pas bujës së deklaratës së përmendur të Lichtsteiner-it kishte deklaruar se nuk është e vërtetë se lojtarët me prejardhje të huaj nuk identifikohen e Zvicrën. Ai kishte thënë se këta lojtarë nuk do të mund të bënin asgjë pa ndihmën dhe mësimet që kanë marrë nga bashkëlojtarët e tyre më të vjetër, zviceranë”.

Next Post

Mungesa e kuponit, bie propozimi për tre vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

April 30, 2026
Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

April 30, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

April 30, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In