• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Klandestinë drejt Anglisë, shqiptarët ulin çmimin e kalimit me gomone në La Mansh

by A R
04/08/2022 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetim i rrjetit informativ britanik GB News, zbulon se një numër llogarish shqiptare në Tik Tok, reklamojnë kalimet ilegale të emigrantëve, burra, gra dhe fëmijë nga Franca drejt Anglisë, madje edhe mburren me një gjë të tillë.

Dhe kjo nuk është hera e parë që shqiptarët reklamojnë shumë nga transgresionet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Tabloidi Daily Mail raporton se trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore përdorin mediat sociale për të reklamuar kalimet ilegale, me gomone nga Franca drejt Anglisë me një çmim prej 5. 5 mijë paundësh, ndërkohë që një trafikant bën edhe “zbritje për verën”, për 3 mijë e 500 paundësh. Në llogaritë në Tik Tok, publikohen edhe mesazhe në gjuhën shqipe dhe video të kalimeve ilegale, ku shihen gomone të stërmbushura me emigrantë illegal.

Në këto llogari ka filmime reklamuese të udhëtimeve që fillojnë nga Shqipëria drejt Belgjikës, e më pas emigrantët udhëtojnë përmes Francës, në Paris, Lille e Dunkirk.

Sakaq, në një tjetër llogari në Tik Tok, azil-kërkuesit inkurajohen të dërgojnë mesazhe përmes Whatsapp-it me një numër telefoni bashkangjitur, ndërkohë në filmime të tjera jepen edhe datat e kalimeve dhe foto të emigrantëve në gomone, ku në sfond duken rojet bregtare angleze që presin t’i shpëtojnë.

Në video të tjera ka njoftime të tilla si ; “dërguam tre gomone me nga 60 veta nga Dunkerque, me nga 5 mijë e 500 pound dhe ne jemi grupi më i fortë në Francë”. Apo “linjë direkte Francë-Angli çdo ditë në orën 4”. Nuk mungon edhe ndonjë llogari që ofron “zbritje për sezonin e verës”, për 3 mijë e 500 sterlina.

Rreth 700 veta kaluan vetëm një ditëë më parë kanalin e La Manshit apo Kanalin Anglez, duke e çuar në 17 mijë kalimet deri më sot dhe gjasat janë se rekordi i vitit të kaluar prej 28 mijë e 500 vetash, do thyhet këtë vit.

Më herët tabloidi Daily Mail raportonte se kriminelët shqiptarë u kërkonin vitin e kaluar 20 mijë stërlina emigrantëve që trafikonin.

Qeveria britanike ka kërkuar rregulla më të ashpra ndaj mediave sociale për këto vepra penale. Home Office i cilëson këto postime në rrjetet sociale si të papranueshme dhe kërkon dialogimin me mediat sociale për të penguar shfrytëzimin dhe përdorimin e këtyre platformave për aktivitete kriminale.

/a.r

Next Post
Sulm kibernetik disa faqeve qeveritare në Tajvan, pas largimit të Pelosit

Sulm kibernetik disa faqeve qeveritare në Tajvan, pas largimit të Pelosit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In