• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klajda Gjosha: Reforma në drejtësi, thelbësore për hapjen e negociatave

by
13/09/2015 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se procesi i integrimit europian, është një proces reformash që sjellin transormim real për vendin dhe jo një process datash.

Duke folur për 5 prioritetet që Komisioni Europian i ka caktuar Shqipërisë, ministrja Gjosha shprehet se, ecuria e përmbushjes së 5 prioriteeteve ka qenë shumë e mirë, pasi  pjesa më e madhe e masave të  përcaktuara në udhërrëfyes janë plotësuar.

Lidhur me mundësinë për hapjen e negociatave me Shqipërinë nga ana e BE, ministrja e Integrimti Europian thekson se anë ndërmarrë reforma shumë të rëndësishme, të cilat janë vlerësuar nga partnerët tanë, por reforma në drejtësi, e cila është në proces, mbetet thelbësore për të kaluar në fazën e radhës që është hapja e negociatave.

Duke folur për rritjen e fluksit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, ministrja Gjosha nnvizon se, kjo nuk është pozitive për procesin e integrimit dhe për të ardhmen e përbashkët europian të këtyre vendeve.

Ajo shton se, ata që shkelin rregullat e qëndrimit të zonës Shengen, rrezikojnë lëvizjen e lirë të tyre në vendet e Bashkimit Europian, sipas afateve dhe rregullave të caktuara, ndaj ministrja Gjosha apelon që të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së.

Intervista e Ministres së Integrimit Europian, Klajda Gjosha për ATSH-në

ATSH: Znj. Ministre, Komisioni Europian i ka caktuar Shqipërisë 5 prioritete për të cilat pritet të jepet një vlerësim në Progres Raportin e radhës së KE. Si e vlerësoni ecurinë e këtyre 5 prioriteteve?

Ministrja Gjosha: Ecuria e përmbushjes së 5 prioriteteve ka qenë shumë e mirë, pasi në këto momente që ne flasim pjesa më e madhe e masave të  përcaktuara në udhërrëfyes janë plotësuar. Ne presim në tetor progres raportin i cili do të jetë shumë i gjerë në vlerësime edhe për shkak të reformave që qeveria ka ndërmarrë në shumë fusha. Sigurisht fokusi i tij kryesor do të jenë 5 prioritetet, mbi bazën e së cilave vlerësohet dhe mbarëvajtja e procesit të integrimit , ose kalimi në fazën e rradhës që është hapja e negociatave.

 ATSH: Si e vlerësoni vijimin e bashkëpunimit me ministritë e linjës për të përmbushur priritetet  që kërkon KE nga Shqipëria?

Ministrja Gjosha: Ka një ndjeshmëri më të lartë të Ministrive të linjës për detyrimet që ato kanë në lidhje me 5 prioritetet.  Megjithatë unë mendoj që të gjitha institucionet duhet të bëjnë akoma më shumë, pasi kemi të bëjmë me një prioritet kombëtar, një process zinxhir dhe kompleks që monotorohet mirë nga Komisioni Europian. Ka gjithmonë vend,  për përmirësim dhe mendoj se mbështetja e qeverisë me riorganizimin që u është bërë drejtorive të integrimit, ka pasur për qëllim pikërisht motivimin dhe nxitjen e punonjësve për të dhënë më të mirën.

ATSH: A jeni optimiste për një dritë jeshile nga ana e KE për hapjen e negociatava duke parë  ecurinë e reformave që janë ndërmarrë në vend?

Ministrja Gjosha: Dua të theksoj se janë ndërmarrë reforma shumë të rëndësishme të cilat janë vlerësuar nga partnerët tanë. Me përmbushjen e 5 prioriteteve është punuar mirë, por reforma në drejtësi e cila është në proces mbetet thelbësore për të kaluar në fazën e radhës që është hapja e negociatave. Ne jemi optimistë por  edhe shumë të ndërgjegjshëm se reforma në drejtësi është një reformë e vështirë që kërkon kohën e saj, ndaj mendojmë se ekspertiza që po na ofrohet nga vendet e BE, apo SHBA është e domosdoshme, njësoj siç është i domosdoshëm kontributi I të gjitha palëve politike.

ATSH: A ka ndërmarrë ministria e Integrimi lobime ndërkombëtare për të përshpejtuar hapjen e negociatave me BE?

Ministrja Gjosha: Vizitat dhe takimet me zyrtarë të lartë të vendeve anëtare, për të evidentuar reformat e ndërmarra, janë pjesë e punës sonë të përditshme, jo vetëm të Ministrisë së Integrimit,por edhe Ministrisë së Jashtme. Ne kemi planifikuar një sërë vizitash në vendet anëtare gjatë muajit shtator, dhe pas publikimit të progres raportit në tetor mendojmë se do t’i intensifikojmë.

ATSH: Kryeministri Rama ka deklaruar se pas realizimit të reformës në Drejtësi, i takon KE që të vendosë datën për hapjen e negociatave, a mendoni se kjo datë mund të jetë që këtë vit?

Ministrja Gjosha: Detyra e qeverisë është të përmbushë detyrimet që kërkohen për 5 prioritetet. Ne nuk e konsiderojmë procesin e integrimit një proces datash. Për ne ky proces është një proces reformash, transformimi të vendit, ndryshim të mentalitetit dhe një proces që së pari ndikon në krijimin e një shteti më demokratik. Datat nuk kanë shumë rëndësi, rëndësi ka mënyra sesi ne do ta realizojmë siç duhet këtë proces, cilësia e tij.

ATSH: Disa vende të Bashkimit Europian po përballen me problem me azilkërkuesve që vijne nga vendet e Ballkanit perëndimor. A rrezikon kjo gjë rikthimin e regjimit të vizave për këto vende?

Mnistrja Gjosha: Kriza e emigrantëve ne Europë, është vertet një problem që kërkon zgjidhje. Për sa i takon Shqipërisë e besoj edhe vendeve të rajonit,  se rritja e fluksit të azilkërkuesve nuk është pozitive për procesin e integrimit, për të ardhmen e përbashkët europian të këtyre vendeve. Nuk besoj se ka rrezik për kthimin e regjimit të vizave, por mendoj që  ka rrezik për atë kategori qytetarësh që kërkon azil.

ATSH: Çfarë masash rrezikojnë ata që shkelin rregullat e qëndrimit të zonës Shengen?

Ministrja Gjosha: Rrezikojnë lëvizjen e lirë të tyre në vendet e Bashkimit Europian, sipas afateve dhe rregullave të caktuara. Ndaj gjej rastin tu bëj apel që mos kërkojnë azil në vendet e BE-së.

Next Post

PD: Meta dhe Tahiri ikni! S'keni "fytyrë" të rrini më në postet tuaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In