• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KKT miraton lejet e ndërtimit për hekurudhën Tiranë-Durrës, konfirmohen dhe Porti i Jahteve e centrali fotovoltaik

by Java News
23/10/2021 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e parë që nga nisja e punës së qeverisë së re, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 17 vendime, mes të cilave lejen e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, atë për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si dhe lejen per ndertimin e Portit te Jahteve ‘Marina Rodon’.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa, e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare. Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Sa i takon ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit, autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Për KESH ky projekt do të jetë i dyti që do të zbatohet me një kapacitet të instaluar 5.1 Megavat ndërkohë që më herët Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim aprovoi mbështetjen për projektin 12.9 megavat në vlerën 9.1 milionë euro.

Ndërkohë porti i jahteve “Marina Rodon” është parashikuar të ndërtohet  në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit eshte 35 vjet është shpallur fitues bashkimi i operatorëve “Praslin Investment” dhe “R&T” sh.p.k. Këta dy operatorë janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë për këtë port./m.j

Next Post
Pse përjashtimi i Berishës s’mund të hidhej në votim? Grida Duma: ShBA kërkuan takim kofidencial, s’mund të hapej informacioni me PD-në

Berisha ka frikë nga vettingu? Basha: Ka firmosur dhe ai në 2018, të fillojë nga unë. S'do vetohemi nga Gaz Bardhi e Grida Duma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In