• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo supersfidë vlen Botërorin e Katarit, Mancini ‘miklon’ Zvicrën e shqiptarëve

by A R
11/11/2021 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një ndeshje shumë e rëndësishme kualifikuese, që po përjetohet ethshëm në shtëpinë e kampionëve të Europës. Në fakt, axurrët do të përballen me Zvicrën e shqiptarëve Xhaka dhe Shaqiri (ndër të tjerë) të premten në mbrëmje. Një sfidë eliminatore për Botërorin 2022, e konsideruar pikë kyçe për dy kombëtaret.

Blutë dhe helvetët mbërrijnë në përplasjen direkte të çiftuar në krye të Grupit C me nga 14 pikë, teksa kanë mbetur vetëm 180 minuta deri në fund të udhëtimit drejt “Katar 2022”. Roberto Mancini e prezantoi sfidën me zviceranët në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shpreh:

“Na vjen keq që kemi humbur Immobile dhe Chiellini. Sidoqoftë, kjo është një fazë ku mund të ketë më shumë lëndime; kjo vlen për të gjitha kombëtaret. Duhet të qëndrojmë të qetë, ne e dimë se çfarë ekipi jemi”.

Në orët e fundit është bërë gjithnjë e më evidente hipoteza se Belotti do të luajë në qendër të sulmit axurr: “Ne kemi edhe një seancë stërvitore sot, më pas një tjetër në mëngjes. Pavarësisht se çfarë vendimi marrim, kushdo që futet në fushë do të japë më të mirën. Sot do të jetë një ditë e rëndësishme, dy ditët e fundit djemtë janë rikuperuar kryesisht. Megjithatë, Belotti është ndër ata që ka mundësi të luajë”.

Italia do të rikthehet për të luajtur në “Olimpico”, një stadium që e ka ndihmuar shumë edhe gjatë “Euro 2020”: “Të luash në kryeqytet është bukur dhe jam i sigurt se tifozët do të na japin një dorë të madhe edhe këtë herë. Në këtë stadium luajtëm tri ndeshje të Kampionatit Evropian dhe publiku na mbështeti shumë. Jam i sigurt që do të jetë kështu edhe nesër, pres një ndeshje të mirë. Djemtë janë të qetë dhe të koncentruar, ata e dinë që duhet të japin gjithçka për të fituar, pa menduar për asgjë tjetër”.

Zvicra nuk është një kundërshtar i lehtë për t’u përballur: “Të gjitha ndeshjet duhet të luhen me motivim maksimal. Kundër Zvicrës, ndeshjet kanë qenë gjithmonë të komplikuara. Ne do të duhet të japim gjithçka, këtë do të bëjnë edhe helvetët”.

Italia ka humbur disa lojtarë në ditët e fundit, por rikuperon Barella në mesfushë: “Ai është mirë, u stërvit dje. Personalisht mendoj se mund të dalë në fushë nesër”. Mancini shpjegoi se si ka ndryshuar kombëtarja në krahasim me “Euro 2020”: “Jo shumë, ne kemi ende hapësirë ​​për përmirësim. Mendoj se mund të forcohemi ende nga tani deri në Kupën e Botës në Katar”.

Zvicra gjithashtu do të paraqitet në këtë ndeshje pa disa lojtarë të mëdhenj: “Për momentin, dëmtimet po i shqetësojnë të gjitha kombëtaret. Problemet e Zvicrës janë të njëjta me tonat dhe kombëtareve të tjera. Nuk do të ndryshoj qasje nga ky fakt, por ajo që di është se ndaj këtij kundërshtari nuk do të jetë e lehtë”.

/a.r

Next Post
Akuzon Bardhi, ‘pret’ që KAS t’u gjejë prova për PD: U bë palë me pushtetin në blerjen e votave!

Bardhi për Berishën: Vërtitet në çdo studio... Ka dy muaj që takon demokratët dhe s'ka mbledhur dot as 1/4 e firmave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In