• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kjo raki e holluar me ujë

by Skënder Minxhozi
20/07/2020 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Opozita dhe Presidenca, si dy pjesë të të njëjtit entitet politik, vendosën të ulin nivelin e përfaqësimit sot në Këshillin Politik, të vetmen tryezë dialogu që po diskuton të ardhmen e zgjedhjeve shqiptare. Lulzim Basha gjeti shpëtim tek zyra e Avdulla Hotit në Prishtinë, për t’i ikur një përballjeje me kryeministrin, kurse Presidenti preferoi ta kalojë “me procedurë heshtjeje” ftesën e Ramës për të ardhur në takim. Ata që deri dje bërtisnin se gjithçka duhet vendosur në formatin në fjalë, e humbën me qëllim shansin për të shpalosur idetë dhe tezat e tyre në prani të kundërshtarit të tyre kryesor.

Kjo rrethanë ja uli premisat për një zgjidhje definitive tryezës së sotme, duke afirmuar edhe një herë se frika e Bashës nga takimi me Ramën vijon të mbetet në kuota të larta dhe të pakthyeshme. Porsi antitrupat në organizmin e një të sëmuri të shëruar nga Covidi.

E lartë mbetet gjithashtu edhe pasiguria rreth asaj që mund të rezutojë si fjala e fundit për reformën zgjedhore. Thënë ndryshe, të gjitha opsionet mbeten të hapura, pasi duket se Rama gjendet tani në një nga ato momentet jo të rralla të 20 viteve të fundit, kur kap një ide “nga brirët” dhe e bën atë tezë kombëtare për veten dhe partinë e tij. Zakonisht duke fituar në fund të rrugës!

S’ka asnjë sekret se PS dhe kreu i saj kanë qenë po aq të ftohtë sa opozita, në lidhje me listat e hapura, vetëm pak javë më parë. Nuk është gjithashtu një sekret se Rama kërkon ta paketojë idenë e hapjes së listave të kandidatëve, së bashku me një format koalicionesh që eviton trenin e partive dhe preferon listat unitare. Një model që e kanë shumë demokraci moderne. Kjo është negociatë e hapur dhe Lulzim Basha nuk i fshihet dot kësaj negociate. Me ose pa 5 qershorin në mes. Nëse nuk do që reforma të votohet nga socialistët dhe opozita parlamentare.

Hapja e listave është provuar tashmë të jetë problemi i vetëm real i reformës zgjedhore. Ajo është një ide, përkrahja ndaj të cilës është e prekshme në opinionin publik. S’mund të jesh sot për lista të shëmtuara kandidatësh, të emëruar qysh pa filluar ende fushata elektorale. Pellgu i qelbur i elitës politike shqiptare fillon të thyhet kur zgjedhjet të kthehen në garë votash, emrash dhe reputacionesh, e jo duke mbajtur në këmbë listat e mbyllura klienteliste të kryetarëve.

Basha vendosi ta “hollojë rakinë”, kur dërgoi Gazmend Bardhin në tryezën ku po vendost fati i zgjedhjeve. Një kryetar që merr ende izëm tek Berisha, ka futur tashmë edhe një asistent tjetër si Bardhi, mes vetes dhe palës kundërshtare. Pa harruar Ilir Metën, që e ushqen ditë e natë me obstruksion nga jashtë procesin.

Ky telefon i prishur nuk e ndihmon opozitën as të tregojë vendosmëri dhe imazh solid, e as të zbulojë e të mbrojë kartat e saj. Të cilat sot përmblidhen thjesht në kapjen pas tekstit të 5 qershorit, që vetë Basha nuk denjon ta quajë marrëveshje, por dakordësi. Me shpresën se ambasadorët do të mërziten e do të bëjnë presion për t’i dhënë fund debateve dhe sherrit për zgjedhjet. Të shohim nëse do të ndodhë vërtet kjo, apo diçka tjetër. Këto dhjetë ditë vendoset shumëçka, në lidhje me fatin e fituesit dhe humbësit të zgjedhjeve të ardhshme.

Next Post
Patozi: Basha në kurthin e Metës, revolucionin e bën opozita jo Presidenti

Lajm i mirë, që nuk ka lajm

Comments 2

  1. leka says:
    6 years ago

    Komenti i Minxhozit si gjithmone i sakte ,dhe nuk eshte kompliment .Per mua Minxhozi sit eshte si Tos Baxhaku qe nuk kishte shok ne gazetari .Dy jane aresyet qe Rama pati perball petfaqesi u thencin te opozites 1 ) se ata kurre nuk e imagjonon nonin se Rama do vinte ne tryezen komisionit politi ( qe per mua eshte i jashteligjshem ,pasi opozita jashtparlamentare eshte vetperjashtuar dhe se dyti Luli dhe Meta nuk do ta perballonin Ramen ne debatin qe do zhvillohej

    Reply
  2. Vladimir Themeli says:
    6 years ago

    E lexova shkrimin tuaj dhe nuk kuptova asnjë gjë lexova fjalët entitet definitive obsionet koalicion negociatë reputacion obstruksion dhe vetem nje fjale shqip shumëçka nuk kam fjalor shqip shqip dhe nuk e përdorin të gjithë teknologjinë pak më të thjeshtë dhe popullore dhe pak drejtshkrues shqip respekt

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In