• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kjo që ndodhi është e pafalshme”/ Inxhinieri: Mungon disiplina inxhinierike, s’kemi një protokoll. Para ’90 kishte disiplinë

by Java News
03/12/2019 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tërmetit 6.4 maginitud i shkallës rihter, që përshkroi vendin tonë, përveçse tragjedisë së shkaktuar me 51  jetë të shuara, dëmet materiale janë të mëdha. Qindra banesa janë shpallur të pabanueshme (mbi 130 të shembura), ndërsa mbi 20 pallate do të shemben, rreth 3811 banesa dhe rreth 460 pallate janë dëmtuar rëndë.

Për kamerën e “ReportTV” sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë, Gëzim Beqaj, shpjegon sesi e kaluan klasën ndërtimet në vend, duke i kategorizuar në ndërtime të para viteve ’90, edhe të pas viteve ’90.

“Si e kaluan klasën ndërtimet në Shqipëri? Unë do ta kaloja në dy kategori, para edhe pas viteve ‘90. Të para viteve ‘90 donim më shumë kujdes edhe shërbime. Ndërsa, pas viteve ‘90 ka pas dëmtime, në ato ndërtime që janë bërë pa asistencë inxhinierie apo që janë dëmtuar nga kompanitë e ndërtimi. Kjo që ndodhi është e pafalshme! Kjo tregon se këtu mungon disiplina inxhinierike. Ne nuk kemi një protokoll, një zbatim korrekt në përputhje me normat  e ndërtimit që të gjithë i njohim”. 

Si e gjithë shoqëria shqiptare, edhe në fushën inxhinierike u krijua një vakum, sepse institutet u shkatërruan, ndërsa ndërtues u bënë ata njerëz, që kishin të ardhura.

“Qëkur nisi ne pamë se kush u morr me ndërtimet. Çdo njeri që pati dy pare në xhep nisi të merret me këtë. Sa për qind nga ndërtuesit janë ing. ndërtimi. Ne këtë e shikojmë në çdo qytet, pjesa dërrmuese që menaxhojnë ndërtimet në Shqipëri nuk janë profesionist…”.

Teksa kërkon që disiplinimi i shërbimeve inxhinierike të bëhet sipas standardeve europiane, bën apel që të miratohet sa më parë ligji për Urdhrin Inxhinierik

“Në Shqipëri janë krijuar të gjithë urdhërat, por si ka mundësi që ne nuk kemi krijuar urdhërin inxhinierik. Ky urdhër nuk do t’i lejojë atij që të abuzojë, sepse në problemin teknik vendos inxhinieri. Çfarë ndodh sot? Projektohet edhe në shumicën e rasteve, gjatë zbatimit projekti modifikohet. Urdhëri është një mekanizëm që na mungon. Sot kemi një sistem shqiptar, licencë. S’duhet që të ketë licencë. Inxhinieri i ri duhet të dalë të punojë rreth 5 vite i monitoruar. Sot ne firmosim si inxhinier që të gjithë, por nuk mbajmë përgjegjësi”. 

Inxhinieri pas tërmetit këshillon inxhinierët e rinj, bashkitë që japin leje ndërtimi edhe bën apel që të rregullohet problemet që ekzistojnë në legjislacionin shqiptarë në këtë fushë

“Këshilla ime është sidomos për ing. të rinj, sepse ka vrenjtje edhe për shkollën tonë. Këshilla është që disiplina e punës të jetë e garantuar. Shikoj në terren kompani ndërtimi që ndryshon ing. çdo tre muaj. Që këtu nis. Ekipet që marrin në dorëzim punimet, kur japin lejen e shfrytëzimit, duhet të kërkojnë edhe të gjithë praktikën. Nuk duhet që t’i lejosh atij që zhvillon një zonë,që financon, që ta zgjedhë projektuesin. Ka konflikt interesi.  Sot në botë ka dy mënyra, ose projektuesi është njëherazi dhe mbikëqyrës punimesh, ose një mbikëqyrës tjetër që është i detyruar që të respektojë atë projekt që ka bërë projektuesi. Shteti duhet që të gjejë palën e tretë, këtë s’duhet ta bëjë ai që financon. Para viteve ’90 s’kishte ndërmarrje ndërtimi pa laborator, sot kemi vetëm disa laborator privat. Por nuk është kjo, së pari, është cilësia e ndërtimeve që shiten në treg.  Për to duhet që të bëhen verifikime. Nëse do të bëhej kjo, nuk do ishim në këtë situatë”.

Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj prej dy vitesh ka udhëhequr grupin e punës, për projektligjin për Urdhërin e Inxhinierit.

g.kosovari

Next Post
Reduktohet aktiviteti sizmik, ekspertët: Situata e rrezikut ka kaluar

Reduktohet aktiviteti sizmik, ekspertët: Situata e rrezikut ka kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme -

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor!

September 9, 2026
Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

September 9, 2026
Përshkallëzim i përplasjes SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Bombardimet në Hormuz “çmendin” çmimin e naftës në bursë, shkon në 100 dollarë për fuçi! Tronditen tregjet botërore në pak orë

September 9, 2026
Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

September 9, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Mbyllet takimi në Korçë, zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

September 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e diskutimit!

September 9, 2026
Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

September 9, 2026
Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

September 9, 2026
Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

September 9, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunuan Eduart Kuçin, nis seanca e masës së sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij! Prokuroria kërkon burg

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com