• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo Parti Demokratike, nuk prodhon më politikë

by Artur Ajazi
20/01/2020 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Edhe pse situata politike duket sikur ka ndryshuar, pas vendimit të (pa) pritur nga selia blu për uljen në tryezë me përfaqësuesit e shumicës qeverisëse, sërish mund të themi me bindje të palëkundur se, kjo parti nuk prodhon më politikë, dhe aq më tepër konstruktive. Gjithçka në atë parti ecën dhe fluturon për inerci të momentit, gjithçka vendoset dhe fshihet sipas interesave të individit dhe klanit të tij, pa menduar gjatë për arritjet dhe pasojat.

Së fundi Parita Demokratike ishte e detyruar për të dhënë sinjalet, se “është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri”, që nuk do të sillte listat e hapura në votime. Një prej zyrtarëve të asaj partie, njëherësh pjestar i tryezës për zgjedhoren, është shprehur se “sistemi me një listë kombëtare të hapur që propozojnë zotërinjtë e Nismës Thurje, është një sistem pak i përdorur dhe nuk prodhon qëndrueshmëri politike”.

Më tej ky zyrtar i ish-opozitës ka deklaruar se “kam preferuar sistemin mazhoritar, pasi do të doja të garoja drejtëpërdrejtë, preferoj të fitoj drejtëpëdrejtë ose të humbas drejtëpërdrejtë”. Sipas tij “edhe dokumenti i nënshkruar mes palëve nuk është marrëveshje, por një dokument për rregullat e betejës së ardhshme”. Madje sipas SHQUP-it, “tryeza për Reformën Zgjedhore ishte fitore e opozitës, pasi Rama kishte deklaruar se reforma do bëhej në Kuvend, por tani gjithçka do vendoset nga Këshilli Politik, jashtë Kuvendit”.

Dhe në fakt dokumenti, ka përcaktuar rregulla të qarta me të cilat do të përballen përfaqësuesit e partive për Reformën Zgjedhore. Por ajo që vihet re, është fakti se Lulzim Bashës i mungon qartazi vullneti për të sjellë stabilitet politik madje edhe brënda partisë tij. Dokumenti ka bërë që palët të angazhohen sipas rregullave të qarta, duke kushtëzuar bërjen e Reformës Zgjedhore, si i vetmi kusht që detyroi Partinë Demokratike të bëjë hasha “revolucionin popullor”.

Brënda pak ditëve, nga vendimi “kolegjial” për të caktuar emrat e bashkhartuesve të zgjedhores, nga Partia Demokratike ka patur të paktën 3-4 qëndrime të kundërta, ku njëri dilte dhe lexonte “letra nga baza”, dhe tjetri merrej me organizimin e protestave të 20 Shkurtit. E ndërsa tryeza pritet të mbledhë përfaqësuesit e partive për zgjedhoren, nga SHQUP-i, nisin dhe dalin presione dhe kërcënime për data të caktuara, për “krizën humanitare” nga e cila na “shpëton vetëm PD në pushtet”, ndërkohë që në zyrat e shefit hidhet valle për “ditoren e gjyqit ndaj parave të lobimit në SHBA”.

Një kaos total në një parti politike, që ka vendosur t’i kthejë kurrizin interesave të vendit e shqiptarëve edhe në momente të vështira. Një parti politike, e konsumuar nga pushtetet, aferat dhe akuzat, një parti politike me mungesë të plotë vizioni dhe vullneti, programi dhe alternative, për të qenë dinjitoze si garuese e barabartë në çdo fushatë elektorale.

Por ajo që e bën më tragjikomike situatën në PD, mbetet fakti se lidershipi i saj, nuk e ka kuptuar ende se durimit të europianëve po i vjen fundi. Ata nuk e kanë kuptuar ende se, ikja nga Parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve dhe mungesa e arsyetimit politik mbi situatën, i ka renditur në fund të preferencave edhe nga faktori ndërkombëtar.

Një parti e mbytur në skandale, që shet dhe ble sipas interesave qëndrueshmërinë e saj politike, që merret me ide dhe aksione lokale, patjetër nuk mund të prodhojë stabilitet, progres, dhe programe afatgjata. Kjo PD, nuk prodhom më politikë, ajo thjesht do të mbetet një ish-parti në pushtet, dhe kaq.

Next Post
“Jeta është e thjeshtë, e lirë, deri kur vjen një grua”, mesazhi i ish-burrit të Rudina Dembacajt pasi ajo zyrtarizoi lidhjen me Frrokun

“Jeta është e thjeshtë, e lirë, deri kur vjen një grua”, mesazhi i ish-burrit të Rudina Dembacajt pasi ajo zyrtarizoi lidhjen me Frrokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com