• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo opozitë e pandreqshme….

by Artur Ajazi
22/08/2021 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pothuajse çdo aksion briland të Policisë Shqiptare, opozita e vjetër e krahason me dështimet e saj. Një banor i një lagje periferike në Durrës dikur (para vitit 2013) më tregonte se “2-3 herë në javë, vjen tek ne, natën, një  goxha zyrtar i Ministrisë Brendshme, me goxha post në Policinë e Shtetit, darkon dhe rri pothuajse gjithë natën me elementë me precedentë të theksuar penal, që thoshte se janë militantë partie”.

Nuk e besoja, por një ditë të bukur i njejti person kishte shënuar në letër targën e makinës së zyrtarit të lartë të Ministrisë Brendshme, emrin dhe mbiemrin e tij. Këtë fakt e dinin edhe efektivë të Drejtorisë Policisë së atij Qarkut, të cilët asokohe thonin se “gjithmonë kur vjen ai, shkojmë bëjmë patrullim gjithë natën”. Kjo ishte një gjë e zakonshme asokohe, kur në pushtet ishte partia e Enkeled Alibeajt, njeriut që “denoncon” dhe nuk përgëzon kurrë aksionet e Policisë së Shtetit sot, njeriut që gjithmonë shpik dhe shpif, kur Policia e Shtetit (jo si dikur) arreston efektivat e lidhur me grupime dhe elementë kriminalë, duke mos toleruar askënd, siç vepronte partia e tij dikur.

Kjo opozitë është e pandreqshme, e pabesueshme, e pakonceptueshme, e pashpresë, e pavotuar, e paditur, mashtruese, dhe mbi gjithçka e paturpshme. Ka 8 vjet e ca, që nga zyrat dhe “sportelet” e Partisë Demokratike, Enkeledi, Ervini, Grida, apo dhe ndonjë tjetër sahanlëpirës i Lulit, dalin dhe përgojojnë pa fakte, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, policë dhe shefa policie, gazetarë, dhe deri  shoferë linjash urbane, si “njerëz të lidhur me krimin, korrupsionin, dhe kryeministrin”. Nuk po lenë grup “armiqësor” dhe grup kriminal pa i dalë në mbrojtje, me deklarata të paturpshme “policia arreston të pafajshmit, policia godet të dobëtit, kjo qeverisje e lidhur me trafikun”, kur çdo ditë arrestohen dhe goditen rrjete të drogës, prostitucionit, kur çdo ditë zbulohen dhe arrestohen vrasës dhe ndihmësit e tyre, zyrtarë dhe kushdo qoftë.

Kjo opozitë, është siç ka qenë. Asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë nuk ka lëvizur, asgjë nuk  është ripërtërirë në programin, lëvizjet dhe misionin e saj. Kjo opozitë, e cila pas disa ditësh pritet të futet në Parlament dhe të zërë vendet e saj, ka mbetur ajo e para 2 viteve, me mentalitetin e “gjuajtësit me gurë” mbi gjithçka rritet, lulëzon, jeton. Janë po ata, që braktisën në grup votuesit, Parlamentin, bashkitë, dhe institucionet e tjera, për hatër të kryetarit  pasionant.

Janë po ata, që 4 muaj e ca, para se të hyjnë në Parlament, kishin kurajon të shkurajonin çdo shqiptar për të ardhmen, janë po ata që bënin thirrje për “të mos u vaksinuar nga Edi Rama, por të presin sa të vijë në pushtet PD”. Kjo opozitë është estrada dhe gallata më e shëmtuar e politikës shqiptare. Herë-herë, ajo duket si një kopjuese e keqe e “ish-opozitës” afgane, e cila kishte dhe ka, si program dhe platformë politike rrugën e dhunës për të ardhur në pushtet, (siç edhe veproi së fundi) përmes kaosit. Një fjalë e urtë thotë “më mirë të dish, se të kesh”. Por tek Partia Demokratike nuk ndodh as, e para, dhe as e dyta. Ata thjesht,janë marioneta të bindura të një kryetari të përjetshëm pasanik, të një udhëheqësi “shekullor”,që ka vendosur të ndezë sërish “zjarrin” në Parlement, duke mos kursyer asnjë prej ushtarëve besnikë që i telekomandon kur i afrohet rreziku.

Next Post
Zgjerohet ‘harta’ për strehimin e afganëve/ Zyrtarët amerikanë: Vende evropiane dhe nga Lindja e Mesme kanë rënë dakord të presin njerëz nga Kabuli

“Do na ekzekutojnë, s'do t’i shoh më fëmijët”/ Amerikania e bllokuar në Kabul, thirrje Biden-it: Ju lutem na shpëtoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In