• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kjo nuk është Reformë, por vizatim i një harte!”- Braçe kritik në Kuvend: Po ndryshoni jetën dhe planet e njerëzve në 15 bashki!

by A. Q
08/10/2026 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, foli sërish kundër Reformës Administrativo-Territoriale, e cila sot është në rendin e ditës.

Braçe tha se kjo nuk është reformë territoriale, por thjesht një hartë. Sipas tij, qytetarëve iu premtua një reformë Territoriale, jo ndryshim kufijsh.

Braçe theksoi gjithashtu se ky ligj për Reformën territoriale do të ketë ndikim në jetën e qytetarëve.

“Im atë lindi 82 vite më parë në Lozhan, në Bashkinë Maliq. Një krahinë që lirinë dhe luftën kundër Fashizmit dhe Nazizmit e ka krenari prej ADN-së. Bashkë me tim atë lindën dhe dy xhaxhallarët e mi. Ime më lindi në Libohovë, në një qytet me Kala, jo për t’i bërë karshillëk Gjirokastrës, por për të demonstruar nderin, se lirinë nuk negociojmë me askënd.

Unë linda në Kombinat, dhe po e them kështu sepse Tirana e shtynte Kombinatin në këtë mënyrë, një qytet industrial të lënë mënjanë, i ngritur në funksion të Kombinatit. Po e theksoj këtë fakt, se e kuptoj fare qartë çdo qytet që u ngrit për shkak të industrisë. Për shkak të vendimmarrjes dhe votës bënë që unë të zgjidhem deputet për herë të parë në Poliçan, nga njerëz që jo vetëm më strehuan, por edhe më mbrojtën. Poliçanin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë kur në 92-in, njësoj si sot, kundërshton arritjen e punës, mbylljen e Kombinatit, mundësinë e tyre të jetesës.

Për 17 vite me radhë Poshja, Kutallia, Berati në tërësi më dhanë punën, nderin e pafund për të përfaqësuar ata. Më tej për 12 vite me radhë të tjerë njerëz në Divjakë, Lushnjë, më dhanë nderin t’i përfaqësoj duke punuar me ta, për ta, unë kam jetuar me këta njerëz. Unë jam pafund mirënjohës. Kush mirënjohjen se njeh, lidhjen me këta njerëz se ka kuptuar. Nuk është as emocionale as folklorike, është marrëdhënie njerëzore, kush nuk e ka se kupton kurrë. Me territorin janë bërë eksperimente pas eksperimenteve.

Kam qenë këtu në këtë parlament kur kryetarët e Bashkive u bënë deputetë, kur zonat elektorale kaluan kufijtë e bashkive. Unë s’e kam mohuar kurrë nevojën për reformë të plotë të pushtetit vendor. Qeverisja qendrore për shkak të definicioneve kushtetuese, por dhe keqqeverisjes larg nga qytetari. Ky pushtet është pranë tij, ai është pushteti i qytetarit. Reforma në këtë nivel është e domosdoshme, ky që kemi parë është një ligj që vizaton një hartë të re elektorale. Kam dëgjuar këto ditë se kemi patur angazhim në zgjedhjet e 2025, por për reformë, jo për hartë. E kam dëgjuar disa herë se harta është mundësi i votave, kështu ka qenë nga 1992-i, kështu ishte dhe në 2014-ën, ndaj jemi sot këtu. Më e keqja është se këtu jemi edhe sot.

Edhe kjo hartë që do të ndryshojë edhe njëherë do të marrë fuqi në 2031. Unë mendoj se qëndrueshmëria e reformave nuk vjen nga vota, vjen nga parimet. Parimet janë shkelur, nuk janë bazuar njëlloj kudo. Përse na tolerohet ne kjo? Ne me këtë ligj do ndryshojmë jetën e njerëzve në 15 bashki, jo kufijtë e tyre. Ndryshojmë jetën e njerëzve edhe në bashkitë që ato po përthithin. Kaq lehtë e marrim ne ndryshimin e jetës së njerëzve, ata kanë bërë plane për jetën e tyre, familjet e tyre, fëmijët e tyre. Bie dakord me shënimin e një kolegu që populli ushtron pushtetin përmes përfaqësimit të përfaqësuesit të zgjedhur me votë.

Që të ndodhë kjo duhet transparencë efektive, jo thjeshtë hedhje të ca letrave atje matanë. Transparencë efektive nuk ka patur dhe jo thjeshtë për shkak të ndarjes partiake, por as në nivel grupi, siç Komisionet parlamentare, Komisioni i Ekonomisë, ku kriterët e këtij ligji janë me karakter ekonomik dhe financiar. Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne, do ishte e udhës që informacionet të ndaheshin korrekt”, tha Braçe.

Po ashtu Erion Braçe akuzoi Arbër Maznikun se nuk ka thënë të vërtetën e plotë dhe nuk ka qenë korrekt.

“Të dëgjova Arbër, nuk ishe korrekt me çfarë the. 46 kompetenca kanë bashkitë, një pjesë e madhe janë formale, për mos thënë janë banale, këto kompetenca u transferuan pa buxhet”, tha Braçe.

Ndërkohë deputeti socialist vijoi më tej të fliste në foltore, por pa mikrofon, i cili iu mbyll për tejkalim të kohës.

Next Post
LaCivita dhe fabula e lodhshme e ‘non grata’-s

Pse furia e Donald Trump ndaj La Civita ka lidhje me Berishën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

October 9, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

October 9, 2026
Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com