• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo mund ta shpallë PD-në ‘të krahut fashist’ dhe ta ndalojë

by Frrok Çupi
02/05/2025 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

‘Do tu hamë të gjallë!’ Kjo qe dje thirrja në emër të Partisë Demokratike, lëshuar nga Berati. Thirrja ngrinte pupra lëkurën e militantëve për të ngrënë… cilët?. Të gjithë kundërshtarët e Partisë, që në fakt janë shumica e popullit shqiptar. Edhe sikur një njeri ta hajë ky sekt, kjo do të ishte tragjedia vetë. Thirrja nënkupton kanibalizëm politik.

Partia Demokratike, pas kësaj, duhet ndaluar me ligj.

Mbi cilat baza mund të ndalohet PD?

Mbi bazën e kupolës politikë:

Thirrja u lëshua nga zyrtari më i lartë e PD për hapësirën Elbasan, Peqin, Librazhd, etj. Tomorr Alizoti është edhe deputet i PD, dmth ligjvënës. PD e kishte emëruar edhe diplomat në Gjermani, ku siç ka lënë të nënkuptohet gjatë shfaqjeve mediatike, kishte njohur më nga afër idetë e Hitlerit. Thirrja për kanibalizëm u lëshua në emër të kupolës: Në një miting kulmor elektoral dhe në përputhje të plotë me planin e vetë Kryesisë. Përfaqësuesi politik i bëri thirrje kryetarit të tij, Berisha, që për hakmarrje të ngrinte zërin edhe ai. Kjo linte të nënkuptuar se ‘më parë ishte rënë dakord për ngrënie të gjallë’.

Mbi bazën e praktikave anti- njerëzore të PD:

Gjatë qeverisjes së saj, kur ka pasur rast, PD ka kryer akte të rënda kundër njeriut: Ka sulmuar popullin me armë kimike. Ka  përçarë krahinat e vendit duke ngritur popullsinë e Veriut kundër Jugut. Ka krijuar kushte humnerash ekonomike në vend, me qëllim që njerëzit të braktisin jetën këtu; madje ka thurur komplote për mbytjen e 181 qytetarëve që u nisën nga Vlora në Brindizi, 28 mars 1997. Ka urdhëruar hapjen e depove të armatimit, me qëllim që njerëzit të vrasin njeri tjetrin. Ka qeverisur në atë mënyrë hileqare që popullit t’i vidhet pasuria me skema piramidale dhe të nisë në masë ‘vdekja nga uria’. Ka shkelur të gjitha të drejtat themelore të njeriut, duke nisur që nga burgosja e gazetarëve, vrasja e tyre, djegia e redaksive të gazetave. Ka kryer akt çnjerëzor me djegien e 26 njerëzve të gjallë në bizneset e kryeministrit në Gërdec. Ka kryer akt terrorist shtetëror me vrasjen e qëllimshme të katër qytetarëve para zyrave të qeverisë.

Mbi bazën e ndalimit të Drejtësisë:

Edhe fushata zgjedhore e PD, si aktivitet kulmor politik, po mbështetet mbi thirrjen “Do të zhdukim SPAK…, do të dënojmë prokurorë e gjykatës!, kur të vijmë ne mjerë ju!’ Që nga fillimi, PD u ngrit kundër Reformës në Drejtësi. Drejtësia është e individit, por në rastin e këtyre këta e marrin për vete. Ndalimi i Drejtësisë është akt mizor që dënohet në maksimum.

Mbi bazën Kushtetuese, kjo Parti ndalohet:

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 9 konsakron: Janë të ndaluara me ligj ‘partitë dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave nxisin dhe përkrahin urrejtjen, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore’. Dje PD shpalosi në Berat programin e dhunës kundër të tjerëve nëse nuk merr pushtetin; ama dhunë deri në ekstrem.

Mbi bazën e ndjenjave të përkatësisë dhe prejardhjes si ‘klasa që  kërkojnë hakmarrje’.

Tomor Alizoti është pinjoll i njërës nga familjet më fashiste në Shqipëri. Të parët e tij të afërm mbanin kryesimin e Partisë Fashiste në Tiranë dhe botonin gazetën e Fashizmit. Humbja e tyre në Luftën e Dytë është kthyer në makth që ‘të hajë të gjallë fitimtarët’ e asaj kohe. Ai tha fjalë për fjalë se ju të popullit partizan jeni gjysmë opinge, ndërsa ne jemi të fismit, dmth., ‘njerëzit që meritojmë jetën. Prandaj duheni eliminuar!’. PD ka në program dhunën dhe njeh për viktimë secilin që nuk i bindet asaj.

Janë shkelur rëndë parimet tona Kushtetuese të respektit mbi të drejtën, mbi individin, mbi dinjitetin njerëzor, paqen dhe stabilitetin njerëzor.

Vetëm një ndalim i PD si parti politike mund të shkaktojë nisjen e shërimit të trupit të vendit.

Gjermania sot kreu të njëjtin akt: Shpalli partinë AfD parti ekstremiste të krahut të djathtë.

Next Post
Tarifat, Trump: Disa shtete duan takim me mua, po më puthin b….

Trump tregon sa pengje janë ende gjallë, Izraeli sulmon ashpër Sirinë pas përleshjeve sektare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In