• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kjo mafia, shumë e fortë për mua. S’mund ta luftoj”/ Si u tërhoqën dëshmitarët që implikonin Shkëlzen Berishën në trafikun e municioneve

by Java News
10/03/2021 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e Gerdecit nxorri edhe një afer të trafikut të monicioneve dhe kjo u zbullua nga përgjimet bisedave telefonike mes Diverolit dhe Trebickës.

Në këto përgjime del edhe emri i djalit të kryeministrit të kohës Sali Berisha, por që më vonë në hetime të e kanë mohuar përfshirjen e Shkëlzen Berishës në këtë afer korrruptive.

Emsioni Top Story

Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar çmimin me drejtorin e MEICO. E gjen veten në një takim me bossin e “Albademil” Mihal Delijorgji, Ylli Pinarin dhe një djalë të ri misterioz që iu duk sikur ishte shefi i tyre. Ata i kërkuan të nxirrte nga loja Trebickën dhe biznesin e paketimit do ta merrte Delijorgji.

Kjo u zbluau në përgjimet e bisedave telefonike mes Diverolit dhe Trebickës

Diveroli: Nuk të hoqa unë nga kjo punë. E kupton këtë? Nuk kam unë gisht këtu. Këtu është Pinari që ma kërkoi, është ai që po më detyron, unë kurrë nuk e kam mbështetur këtë vendim. Unë jam shumë, shumë i nervozuar. Jam shumë i shqetësuar.
Trebicka: A po punon ai akoma me Henry Tomein?
Diveroli: Besoj se po punon akoma me Henrin.
Trebicka kuptoi se ishte futur në një biznes me njerëz të fortë. Për më tepër, aktiviteti ishte problematik në raport me ligjet e SHBA. Ai nisi të mbledhë prova.

“Unë duhet të isha tepër i kujdesshëm e duhet të mbroja veten, kur e ndjeva antyrshëm, pasi mu thanë faktet e takimeve sekrete, në vende që nuk ishin dhe nuk përfaqëosnin interesa shtetërore, duhet të merrja masa, të grumbulloja dokumentacion për të mbrojtur personalitetin tim dhe biznesin tim që në të ardhmen cfarëdo të kishte, unë të dija se si të mbroja veten” u shpreh Kosta Trebicka, Biznesmen/ Arkivë 2008
“Tregtia që është bërë në kuptimin që duhej bërë me sinqeritet me partnerët edhe ajo ka caluar, ka element që krijon dyshime që subë për interes të rritjes financave në kuadër bashkëpunimit si vend aspirant i NATO-s por ka element përfitmi personal nga njerëzit që janë marrë” u shpreh Shkëlqim
Hajdari, Ish-Kryeprokuror i Apelit Tiranë

Trebicka kishte informuar Nju York Times mbi aferën, që nisi investigimet në Tiranë. Ai kishte dëshmuar para zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes mbi mashtrimin me fishekët kinezë. Përgjimet e Trebickës implikuan rëndë djalin e kryeministrit Berisha.
Diveroli: Kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë..
Trebicka vendos të mbajë një takim me Shkëlzen Berishën i cili i thotë se nuk ka asnjë lidhje me biznesin por dikush ka përdorur emrin e tij.
Prania e Shkëlzenit në takimin me Diverolin, Delijorgjin dhe Pinarin përmendet edhe nga gazetari amerikan Guy Lauson, në librin “Armët dhe çunat”.

Ai bënte këtë përshkrim:

“Djali kishte flokë të zinj, lëkurë të lëmuar dhe sy të akullt si të peshkaqenit”.

Berisha e paditi gazetarin për shpifje, por Gjykata e Floridas e rrëzoi kërkesën. Gjykata mori për bazë edhe dëshmi dhe raportime mediatike që ishin në një linjë me Lauson.

Por, çuditërisht burimi i parë i këtij informacioni, Efraim Diveroli përgënjeshtron veten mbi informacionet për përfshirjen e Shkëlzen Berishës. Ai thotë në procesin gjyqësor në SHBA se emrin e Shkëlzenit e kishte përdorur për presion ndaj Trebickës që mos të hakmerrej pasi e përjashtuan nga biznesi.

“Kosta Trebicka ishte biznesmen që u fut në mënyrë të nderhsme dhe këtë biznes ja ndërprenë se njerëz të fuqishëm të mbështetur nga pushteti kohës donin ta bënin këtë biznes e të merrni këtë fitim” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.
Diveroli ishte dëshmitari i parë që përmendi emrin e Shkëlzen Berishës, por, jo i fundit që është tërhequr nga dëshmia. Teksa përgatitej kuadri ligjor, Shkëlzen Berisha ishte shfaqur si i interesuar për fabrikën e Gërdecit. Ministri i Drejtësisë së kohës Aldo Bumçi i dërgonte një faks Ministrisë së Mbrojtjes ku jepte dakordësinë për punishten. Me shkrim dore, në krye të faqes shkruhej “për Zotin Shkëlzen Berisha”.

“Gjetja madje e një shkrese që vinte nga Ministria Drejtësisë te Mbrojtja që shkruhej për Shkëlzenin, pra supozohet kryeministrin e kohës, aty kishte perosnazhe të interesuar që nga ky demontim të përfitonin” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Sekretarja e Bumçit Anjola Agolli deklaroi në prokurori se shënimi ishte bërë nga dora e Bumçit. Madje, ministri e kishte pritur 2 herë Shkëlzenin në zyrë. Më pas, ajo u tërhoq nga dëshmia. Agolli u bë e dyta dëshmitare që përmend emrin e Shkëlzenit dhe tërhiqet.

Pas shpërthimit në Gërdec, shefi i shtabit Luan Hoxha ka mbajtur një takim me ambasadorin Xhon Uithers, zbuluar përmes kabllogramit të datës 20 Qershor 2008, që më pas rrodhi nga Uikiliks.

Ai i ka thënë ambasadorit se djali i kryeministrit i kishte bërë presion të procedonte pa vonesa me municionet. I pyetur nëse kishte informuar prokurorinë, Hoxha ishte përgjigjur se kishte depozituar cdo provë, përjashtuar informacionet për Shkëlzen Berishën.
Çuditërisht, edhe Luan Hoxha u tërhoq nga ato që kishte biseduar me ambasadorin. Ai ka deklaruar se nuk e ka përmendur fare emrin e Shkëlzenit. Pas kësaj, Luan Hoxha u largua në Amerikë ku i dhanë azil politik. Shkëlzen Berisha nuk u thirr kurrë në prokurori pavarësisht se emri i tij ishte lakuar disa herë. Madje, ditën e shpërthimit në Gërdec ai ishte ndër njerëzit e parë që u telefonua nga Delijorgji.

g.kosovari
Next Post
Pse duhet ta mbani maskën, edhe nëse shteti nuk jua kërkon me detyrim

“Personat e vaksinuar mund të qëndrojnë pa maskë dhe të grumbullohen, por…”/ Ekspertët kritika për udhëzimet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In