• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo kohë i ndau, në miq dhe të liq

by Artur Ajazi
24/04/2020 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Nuk është fare e vështirë të, ndash në dy kategori njerësit, edhe kur ke gosti, por edhe kur ke vaki. Shqiptarët në gjithë historinë e tyre mijëravjeçare, kanë dalluar qartë kush kanë qenë miqtë, dhe të liqtë e tyre, kush ka punuar dhe ja ka patur me hakikat, dhe kush u ka futur thikën pas shpine.

Dhe të tillë ka patur shumë, sidomos per ne, një popull i vogël por me halle shumë, një popull i varfër po bujar, një popull i shtypur por krenar. Pas një periudhe të gjatë në komunizëm, ardhja e demokracisë dhe ndryshimit të sistemit nga socializëm në kapitalizëm, gjithsesi kishte të papriturat e veta, edhe midis shqiptarëve. Pushtetin e morën batakçinjtë dhe horrat, duke u vetmburrur se “sollëm parajsën, ju hoqëm qafe enverizmin”.

Por në fakt shqiptarët, pas zgjedhës së enverizmit, ranë shumë shpejt në zgjedhën e salizmit dhe barbarizmit, duke përjetuar në afro 3 dekada, më shumë ndoshta se kishin pësuar në komunizëm. Ajo që shqiptarët nisën të përjetojnë pas vitit 1992, u dukej më e zezë, se ç’kishin përjetuar për 50 vjet me Enverin. Koha nisi ti ndante në miq dhe të liq, në zhvatës dhe barbarë, dhe në idealist të përjetshëm. Këta të fundit, dihet se patën një fund të hidhur, ose një vargan me vuajtje të tjera.

Ky vend përgjatë 3 dekadave, është tronditur, është dhunuar, është grabitur, është shpërfytyruar, dhe është goditur nga themelet, janë njollosur betejat dhe historia, janë shitur dhe vjedhur dituria dhe pasuria. Kjo kohë (koha e demokracisë) i ndau tashmë, në miq dhe të liq, në zullumqarë dhe hokatarë, në patriotë dhe tradhëtarë, në mirëbërës dhe taksidarë, në të shitur dhe barbarë, duke ruajtur padyshim mes këtij kaosi edhe vlera njerëzore.

Duke mos dashur të kujtoj, ç’ka hequr ky popull nga të liqtë, mjafton të ndalemi në dy dramat e fundit, tërmeti 2019 dhe coronavirusi tmerrshëm i 2020. Ishin dy sprovat e mëdha, për ata që dikur i kanë dalë “zot” këtij vendi (duke e shkretuar dhe dhunuar) dhe atyre që me ballin lart, po u qëndrojnë pranë shqiptarëve me vepra dhe jo fjalë.

Kjo kohë i ndau në miq dhe të liq, ata që porsa morën pushtetin dhe mbledhjen e parë e bënë, tek bodrumi i një ambasade “mike”, dhe ndanë si çakenj postet ministrore, dhe atyre që ishin dhe mbetën edhe sot e kësaj dite, miq për kokë të shqiptarëve. Kjo kohë i ndau, në barbarë dhe përparimtarë, në europianistë dhe mesjetarë, në vjedhës votash dhe fjalëndarë, duke u treguar shqiptarëve kush janë nxitësit e dhunës dhe kaosit, dhe kush janë fjalëmbajturit që dinë, dhe duan të bëjnë shtet. Kjo kohë vërtetë i ndau, në ata që përpiqen dhe rrinë syhapur për të kapur “qimen e postiqes për ta bërë tra” duke mos lënë fjalë pa thënë për gjithçka bëhet në këtë vend, dhe në ata që ecin para, dhe punojnë pa dëgjuar pse lehin “ata” të karvanit.

Kjo kohë i ndau në miq dhe të liq, sidomos politikanët, në ata që pushtetin e kanë idhull dhe popullin e shohin si gjallesë shtazore, dhe në ata që me vepra u kanë treguar shqiptarëve, se më tepër se gjithçka vlen jeta dhe shëndeti i tyre. Dhe në fakt, duhej të vinte kjo kohë, duhej të binte tërmeti, dhe të vinte edhe COVID-19, që shqiptarët të zgjoheshin, dhe të dallonin mikun dhe të ligun, patriotin dhe të shiturin, të njerëzishmin dhe barbarin, miopin dhe vizionarin.

Next Post
Rama zbulon hartën e zonave të gjelbërta: Në orarin 9:30- 17:30 të gjithë mund të lëvizin lirisht

Rama zbulon hartën e zonave të gjelbërta: Në orarin 9:30- 17:30 të gjithë mund të lëvizin lirisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In