• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo javë vendimtare/ Virusi mund të arrijë kulmin

by Java News
15/03/2020 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet shkencore ndërkombëtare dhe ato të shëndetit kanë arritur në përfundimin se periudha e inkubimit të virusit, dmth sa ai qëndron në trupin e njeriut të infektuar pa shfaqur simptomat, është rreth 14 ditë.

Në 8 mars në Shqipëri u gjet personi i parë i infektuar. Autoritet thanë se  është pacienti zero, por siç treguan ditët më pas, djali nga Puka ishte i pari, por ndoshta jo pacienti zero.

Ato ditë, bashkë me të, kanë ardhur edhe shqiptarë të tjerë nga Italia nga pika të tjera hyrëse. Gjithsesi, duke qenë se kjo është data e parë, përllogaritet që fundi i perudhës së inkubimit të jetë diku rreth datës 22 mars, kur mund të jetë kulmi i parë i shpërthimit për numër njerëzish të infektuar.

Ndoshta edhe pak më shpejt.

Duke u mbëshetur në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Gazeta “Si” ka ndërtuar një grafik që tregon se si është shkalla e përhapjes së COVID-19 sipas numrit të të prekurve në Shqipëri duke e krahasur me Kinën dhe Italinë.  Siç mund të vihet re, grafikët ngjajnë në trendin e tyre.

Edhe në Itali ka të njëjtën ecuri në raport më ditën e parë kur u shfaq virusi, përpara se të shpallej gjendja e emergjencës dhe izolimi i qytetarëve.

Por pyetja themelore që shtrohet duke parë këtë trend në rritje në Shqipëri si dhe duke u bazuar nga trendet e ngjashme që janë pasuar në shumë vendë që është përhapur koronavirusi është: “Nëse vallë javën e ardhshme, duke marrë në konsideratë izolimin e  ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në vënd, do të ketë rritje të numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus apo përmirësim të situatës?”

Nga grafiku i krijuar që prezanohet në krye të shkimit, vihet re se në ditën e 19-të ka një kapërcim të theksuar të rasteve me Covid-19 si në Kinë ashtu dhe në Itali.

Në Kinë numri i të infektuarëve nga dita e 7-të në atë të 14-të është gati dyfishuar e po kjo situatë e ngjashme shumëfishimi është vënë re e në Itali ku numri është gati dhjetëfishuar.

Ajo që i përbashkon Kinën dhe Italinë është se në të dyja vendet virusi i ka prekur qytetarët me pothuajse të njëtin trend. Shqipëria deri tani në këtë javë të parë është në të njëjtat gjurmë. Dhe ndoshta data 27 mars do të jetë në tjetër kulm shpërthimi.

Gjithsesi ky mbetet një parashikim dhe rezutati do të varet shumë nga efekti i karantinës si edhe masat e qeverisë.

Qeveria ka parashtruar më herët se është e sigurt se shkalla e përhapjes do të jetë e lartë. Ndaj  nëse deri tani keni menduar se gjërat duken lehtë, jeni gabim. Java që vjen është decizive.

Por mos u alarmoni, rrini në shtëpi dhe ndiqni këshillat për higjenën pasi kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë tani.

Next Post

DETAJE / Vizitoi familjarin në spital, emigranti nga Italia infektoi mjekët e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In