• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kjo javë i përket Gaforres, por duhet të kenë kujdes këtë datë!” Meri Shehu bën parashikimin për shenjat e zodiakut

by A R
15/07/2024 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java e tretë e Korrikut është me plot surpriza për shenjat e zodiakut. Në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu tregon të papriturat me të cilat do të përballen shenjat. Sipas saj, për disa kjo do të jetë java më e favorshme e muajit, kurse për disa të tjera do të jetë një javë me probleme qoftë në familje apo në karrierë.

“Për të gjithë njerëzit e thjeshtë do të jetë një javë e këndshme me diell do të futet dielli në Luan dhe do të na çlirojë nga ato zakonet familjare, do të ndjehemi më të lirë, më vetvetja për të dashuruar, për të ndriçuar, ose më egocentrikë, të jenë më në qendër të vëmendjes. Ky diell sapo futet në Luan përballet me Plutonin kështu që njerëzit që kanë pushtet mund të hasin ndonjë problematikë në këtë kohë dhe do të dëgjojmë njerëz shumë të fuqishëm të talentit, të vendit, të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që mund të hasin ndonjë problematikë ose të diçka në drejtimin e një vendi apo të një shteti. Kështu që ata që kanë pushtet mund të kenë një pikë të vështirë ose një trazicion gjatë kësaj jave. Kurse të tjerët me Afërditën në Luan dhe me diellin që do të futet në Luan do të jenë më të gëzuar dhe do të duan gjithnjë edhe më shumë të jenë në qendër të vëmendjes,” tha astrologia Meri Shehu.

Dashi 3 yje

Afërdita në Luan do i japë mundësi Dashit që të dashurojnë dhe flirtojnë, por do të dalë edhe dikush tjetër egocentrik përballë tyre që do të ketë sharm dhe mundësi, por megjithatë Dashët do të gjejnë flirtin e tyre dhe do të kombinohen shumë bukur. Rreth datës 21 dhe 22 do të sjellë problematika për këtë shenjë dhe për Dashët që kanë pushtet, mund të hasin një pengesë sidomos në çështjet ligjore, shëndetësore ose ndërrime pushtetesh.

Demi 2 yje

Planetët në Luan për shenjën e Demit nuk janë shumë të favorizuar, pasi nëse të gjithë dalin nga përgjegjësit, personat që i përkasin kësaj shenje do të kenë përgjegjësi akoma më të madhe familjare. Demët që kanë një biznes ose një përgjegjësi shumë të madhe, rreth datës 21 mund të kenë problematika. Pra përsëri Demët do të merren sërish me probleme familjare shumë të rëndësishme.

Binjakët 4 yje

Afërdita në Luan do të bëjë një lidhje me Jupiterin në Binjak kështu që personat që i përkasin kësaj shenje do të kenë të gjithë fatin që të njohin njerëz, të kenë para dhe të kenë shumë udhëtime. Binjakët do të jenë ata të cilët do e shijojnë më shumë këtë javë, por gjithsesi data 21 dhe 22 do të jenë disi problematike për këtë shenjë.

Gaforrja 5 yje

Para se dielli të futet në Luan para datës 21 dhe 22 është në Gaforre, kështu që kjo shenjë ka për ta shijuar shumë këtë javë. Është java e fundit që dielli është në shenjën e tyre kështu që do të marrin maksimalen. Gjithashtu nga ana ekonomike mund të kenë një revansh të mirë, por duhet të kenë kujdes në datën 21 dhe 22, gaforret e lindura në 10 ditshin e parë për sa i përket anës ekonomike.

Luanët 3 yje

Afërdita është në shenjën e tyre dhe kjo shenjë po e shijon këtë periudhë, kanë fat, dalje, prezantime dhe shumë takime. Dielli duket se shkëlqen për ata, por sa futet dielli në Luan përballet me Plutonin, kështu që shumë luanë do të ndjehen në një udhëkryqe se çfarë rrugë duhet të marrin.

Virgjëresha 4 yje

Falë diellit në Gaforre kjo shenjë ka për ta shijuar këtë javë, por me kalimin në Luan kanë për t’u ndjerë pak më të strukur, pasi nuk iu pëlqen ky shkëlqimi i Luanëve ose i njerëzve përreth që duan të jenë në qendër të vëmendjes.

Peshorja 5 yje

Janë një nga shenjat më të favorizuara, tenton Afërdita në Luan të bëjë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Binjak dhe shumë Peshore do të kenë shumë propozime të mira. Do të jenë shumë të favorizuar edhe në ekonomi. Kështu që kjo shenjë ka për ta shijuar këtë javë në të gjitha aspektet.

Akrepi 5 yje

Planetët në Luan janë në shtëpinë e dhjetë të tyre dhe janë në qendër të vëmendjes, vetëm se Akrepët e lindur në dhjetë ditshin e parë rreth datës 21, sepse dielli përballet me Plutonin dhe mund të ketë një ngatërresë. Megjithatë kjo shenjë do të marrë një rigjenerim shumë të fuqishëm, ku nuk do të mungojnë propozimet, fejesat dhe martesat.

Shigjetari 2 yje

Megjithëse planetët në Luan janë shumë të bukur për t’u dhënë shigjetarëve një ecuri jashtë mase të madhe, vetëm se data 21 do të jetë më problematike për këtë shenjë. Energjia dhe shkëlqimi i Luanit mund të tentojë të prishë rrjedhën e Shigjetarit. Në përgjithësi kjo vazhdon të mbetet një javë e mirë për këtë shenjë sidomos në aspektin ekonomik.

Bricjapi 1 yll

Bricjapi është një shenjë që ka përplasje me Luanin dhe Gaforren. Bricjapët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis me Gaforret të cilat në këtë javë do i kenë përballë. Data 21 nuk është pozitive për këtë shenjë, duhet të përgatiten për t’u përballur me një problem madhor ose me të papritura.

Ujori 4 yje

Kjo javë do të jetë e mbushur me bashkëpunime, lidhje dhe shumë lajme pozitive për ujorët. Vetëm se Ujorët që kanë lindur në dhjetëditëshin e parë duhet të kenë kujdes nëse bashkëpunojnë me një njeri të fuqishëm dhe pasojat që mund të kenë.

Peshqit 3 yje

Kjo shenjë është në një moment pozitiv sepse gjatë gjithë javës dielli është akoma në Gaforre dhe shumë Peshq e ndjejnë veten në ujërat e tyre. Me futjen e planetëve në Luan nuk është se i prek drejtpërdrejt pushteti i Luanit.

Next Post
“Spanja nuk mund të fitonte me mbrojtësin e majtë të Chelsea”, Cucurella ironizon Gary Neville

“Spanja nuk mund të fitonte me mbrojtësin e majtë të Chelsea”, Cucurella ironizon Gary Neville

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com