• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Kjo javë, e mbushur me surpriza… Paolo Fox: Ç’do t’ju sjellin yjet gjatë datave 6-12 korrik

by A R
06/07/2020 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Këtë javë do t’ju ecë mbarë në sferën e ndjenjave. Venusi do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj, kurse për beqarët parashikohen takime të reja, sidomos në fundjavë, sepse dhe Hënën do ta keni aleate. Në aspektin profesional do të keni zvarritje të punëve, për shkak se Jupiteri dhe Mërkuri do të jenë në pozicion të pafavorshëm. Kurse Marsi në shenjë do t’ju dhurojë shumë energji.

Demi: Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni të nervozuar. Në krye të javës Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm dhe me raste mund të humbisni durimin. Por, duke filluar nga dita e enjte, situata do të ndryshojë, sepse Hëna, Jupiteri dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën tuaj dhe do të merrni kënaqësi në aspektin profesional. Shumë shpejt do të mund të vilni frytet e punës suaj dhe suksesi është i garantuar.

Binjakët: Planeti Venus do të vazhdojë të qëndrojë në shenjën e Binjakëve dhe për këtë muaj, duke bërë kësisoj që të keni fat në dashuri. Lidhja juaj sa vjen e bëhet më e fortë dhe shumë shpejt do të bëni plane së bashku me partnerin. Edhe në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira, sidomos gjatë tri ditëve të para të javës, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. E enjtja dhe e premtja nuk do të jenë ditë fort të mbara.

Gaforrja: Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju bëjë më intuitivë dhe empatikë se kurdoherë. Është në natyrën tuaj që t’i kuptoni të tjerët dhe prandaj do të jeni të favorizuar në marrëdhëniet me ta, në familje dhe me kolegët në punë. Ditët me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave. Të shtunën dhe të dielën mund të përjetoni çaste tensioni.

Luani: Java nuk do të fillojë e mbarë. Gjatë tri ditëve të para të saj Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm, duke ju bërë të ndiheni nervozë dhe toleranca nuk do të jetë pika juaj e fortë. Situata parashikohet më e mirë në fundjavë. E shtuna dhe e diela do të jenë të mbushura me emocione, sepse Venusi dhe Hëna do t’ju sjellin fat në dashuri. Edhe Marsi do t’ju mbështesë, duke ju bërë të ndiheni më energjikë.

Virgjëresha: Yjet do t’ju buzëqeshin sërish për sa i përket aspektit profesional. Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni do t’ju ndihmojnë që të arrini rezultate të mira në punë. Por në sferën e ndjenjave nuk do të keni fat. Venusi do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm dhe do të ndikojë që të keni zënka dhe tensione në çift. S’ju mbetet veçse të bëni durim.

Peshorja: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin profesional. Marsi do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj për disa muaj me radhë. Duke qenë se dhe Jupiteri, Saturni dhe Mërkuri do të ndikojnë për keq, do të keni vonesa dhe zvarritje të punëve, që do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të stresuar. Për fat Venusin do ta keni aleat dhe do të përjetoni emocione të forta në dashuri. E shtuna dhe e diela nuk do të jenë ditë pozitive.

Akrepi: E hëna, e marta dhe e mërkura do të jenë ditë të tensionuara për të lindurit në shenjën e Akrepit. Hëna në pozicion të pafavorshëm do t’ju bëjë të ndiheni në humor të keq. Situata pritet që të jetë më e mirë pas ditës së enjte. Do të jeni me fat sidomos në aspektin profesional dhe do të merrni shumë kënaqësi nga puna juaj . Dita më me fat e javës do të jetë e premtja.

Shigjetari: Java do të fillojë e mbarë me Hënën të vendosur në pozicion të favorshëm. Të martën dhe të mërkurën pritet që të keni surpriza. Marsi më në fund do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar forcë dhe energji për të përballuar krizën sentimentale që, për fat të keq, zgjat prej disa muajsh. Bëni kujdes sidomos ditën e enjte dhe të premte, sepse mund të keni mosmarrëveshje me partnerin.

Bricjapi: Rikthimi i Saturnit në shenjën tuaj do të ndikojë për mirë, por që të merrni rezultatet që dëshironi do t’ju duhet të prisni dhe ca kohë. Ndërkohë Marsi dhe Mërkuri do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm, duke ju bërë të ndiheni më pak energjikë dhe duke ju nxjerrë pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse në planin afatgjatë do të dilni gjithsesi fitimtarë.

Ujori: Java do të fillojë bukur me Hënën në shenjën tuaj gjatë tri ditëve të para të saj. Do të ndiheni energjikë, sepse dhe Marsi do t’ju favorizojë. Tani do të keni mundësinë që të rifitoni kohën e humbur. Edhe në sferën e ndjenjave pritet që të merrni lajme të mira. Venusi do ta mbrojë dhe do ta bëjë më të fortë lidhjen tuaj. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë shumë romantike.

Peshqit: Këtë mund ta quajmë fare mirë një javë rikuperimi për Peshqit. Të enjten dhe të premten Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe gjatë atyre ditëve mund të merrni një lajm të mirë. Në aspektin profesional do të jeni të favorizuar nga Jupiteri dhe Saturni. Mos kini frikë të merrni përsipër projekte të rëndësishme. Vetëm në sferën e ndjenjave nuk do t’ju ecë mbarë, sepse Venusi vazhdon t’ju bëhet pengesë.

Next Post
BE ndërmjetësuese, Hoti e Thaçi takohen më 12 Korrik në Bruksel

BE ndërmjetësuese, Hoti e Thaçi takohen më 12 Korrik në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In