• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Kjo javë do t’ju surprizojë të gjithëve, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 27 prill-3 maj

by A R
27/04/2020 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Lajme të mira në sferën sentimentale për të lindurit e kësaj shenje. Si Venusi dhe Saturni do të jenë të kthyer nga shenja juaj, duke ju mundësuar që të përfitoni nga energjia e mirë që ju japin. Humori i mirë do t’ju shoqërojë në këtë aspekt dhe lidhja në çift do të bëhet më e fortë. Bëni kujdes në aspektin profesional megjithatë, sepse do ta humbisni mbështetjen e Mërkurit, duke ju shkaktuar stres.

Demi: Ndonjëherë është e nevojshme që të mos e humbisni toruan, sidomos për sa i përket lidhjeve të miqësisë. Shpeshherë e gjeni veten të përfshirë në biseda, që rrezikojnë të degjenerojnë në zënka të mirëfillta. Mundohuni që të jeni më tolerantë, nëse keni tendencën që ta humbni lehtësisht durimin. Puna do t’ju shkojë mirë, sidomos të lindurve gjatë dhjetëditëshit të dytë të shenjës. Tashmë mund të bëni përpara me projektet tuaja.

Binjakët: Java do të fillojë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Do të ketë të reja në sferën profesionale, duke sjellë ndryshime të shumta. Për këtë arsye, do t’ju duhet të merrni vendimet e duhura. Gjendja shpirtërore do të jetë shumë e mirë, sidomos pas ditës së mërkurë, kur planetët do të radhiten në pozicion të favorshëm për Binjakët.

Gaforrja: Kohët e fundit jeni ndier paksa të mërzitur. Jo gjithmonë arrini t’i çoni deri në fund planet e ditës. Gjatë javës në vijim do të mund të ndërmerrni më në fund projekte interesante dhe të filloni ta organizoni më mirë kohën tuaj. Yjet nuk ju favorizojnë në sferën sentimentale, prandaj duhet të bëni kujdes në marrëdhënien me partnerin se mos ndonjë mëri e vjetër del në sipërfaqe.

Luani: E hëna dhe e marta do të jenë ditë pozitive, por duke filluar nga dita e mërkurë mund të hasni pengesa që do ta ngadalësojnë punën tuaj. Fatmirësisht Hënën do ta keni aleate në fundjavë, prandaj do ta keni më të lehtë të zgjidhni ato gjërat e vogla të paparashikuara që do t’ju dalin gjatë javës. Në aspektin profesional situata paraqitet e mirë. Venusi ju favorizon dhe financat do të përmirësohen.

Virgjëresha: Shpeshherë e keni të vështirë t’i besoni partnerit. Shfrytëzojini këto ditë për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe pasiguritë që keni ndaj tij. Një bisedë e sinqertë me të do të ndihmonte që të rivendosej ekuilibri në marrëdhënien tuaj. Gjatë dy ditëve të para të javës do të ndiheni shumë energjikë. Kjo është periudha e përshtatshme për t’u marrë me çështjet që i shtynit prej kohësh.

Peshorja: Duhet të përpiqeni të jeni më të disponueshëm ndaj familjarëve dhe miqve tuaj. Herët ose vonë të gjithë kanë nevojë për dikë, prandaj është më mirë që t’u paraprini këtyre gjërave. Nuk është mirë që gjithmonë të kërkoni ndere dhe të mos jepni asgjë në këmbim. Do ta gjeni mënyrën si të jeni të dobishëm dhe të ndihmoni ata që në këto momente kanë nevojë për mbështetjen tuaj.

Akrepi: Gjatë javës në vazhdim pritet që të ketë ndryshime për të lindurit e kësaj shenje. Së fundi keni pasur vonesa në çështjet e punës, por kjo mund të shërbejë si një pikë kthese që do t’ju lejojë të merrni veten, qoftë dhe në mënyrë graduale. Kjo është periudha më e mirë për t’i shfaqur dashurinë partnerit, i cili nuk ka si të mos jetë entuziast.

Shigjetari: Gjatë kësaj periudhe ju është dashur të përballeni me shumë vështirësi dhe jo gjithmonë keni besuar se mund t’ia dilni mbanë. Yjet parashikojnë se java në vazhdim do të jetë e favorshme për ju dhe fare mirë mund ta shfrytëzoni për të bërë ndryshime në jetën tuaj si dhe për të ndërmarrë iniciativa të reja. Në sferën sentimentale parashikohet që të hasni vështirësi. Do të keni sjellje despotike ndaj partnerit dhe nuk do të pajtoheni me veprimet e tij.

Bricjapi: Ruhuni prej sharlatanëve. Disa premtime rezultojnë të pabesueshme ose të pamundura. Merrni parasysh aftësitë tuaja dhe përpiquni të mos ndërtoni kështjella në rërë. Mos harroni se kush ju propozon marrëveshje të rëndësishme e bën në radhë të parë për interesin e vet. Mërkuri do të zhvendoset në shenjën e Demit dhe kjo do të sjellë konfuzion për ju.

Ujori: Kohët e fundit keni qenë në humor të keq dhe këtë keni arritur t’ia transmetoni dhe partnerit tuaj. Ky është momenti i përshtatshëm për të ndryshuar sjellje dhe për t’u futur në rrugën e duhur si dhe që të mbani qëndrim optimist. Nëse arrini ta ndryshoni këtë aspekt te vetja juaj, kjo do të reflektohet pozitivisht edhe në marrëdhënien në çift. Kujdes të mos e teproni me xhelozinë.

Peshqit: Një javë kaotike për të lindurit e shenjës së Peshqve. Disa vendime duhen rishikuar me qetësi. Tashmë nuk do të keni më kohë në dispozicion dhe shumë shpejt do t’ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme. Vendosni çfarë është më e mira për ju, në mënyrë që të mos pendoheni më vonë. Një e papritur apo një ngadalësim në sferën profesionale do t’ju bëjë pesimistë për të ardhmen. Mos u shqetësoni, sepse gjithsesi fati do të jetë në anën tuaj.

Next Post
Deklarata e dezertuesit koreano verior: Kim Jong-Un u plagos gjatë testimit të raketave

Deklarata e dezertuesit koreano verior: Kim Jong-Un u plagos gjatë testimit të raketave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

September 26, 2026
Zvicra arrin një fitore të ngushtë ndaj Islandës

Shtohen telashet për Granit Xhakës, dyshohet se përdori certifikatën e falsifikuar të vaksinimit në SHBA

September 26, 2026
Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

September 26, 2026
EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

September 26, 2026
Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

September 26, 2026
FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

September 26, 2026
Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

September 26, 2026
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com