• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo (ishte) është PD-ja……

by Artur Ajazi
10/12/2020 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Dhuna, shkatërrimi, djegiet, plagosjet, tendenca për të gjymtuar ndonjë polic, fyerjet dhe sharjet nga më banalet, krekosje e organizatorit kryesor të protestave, zero qëndrim reflektues ndaj asaj që ndodhi. Kjo ishte dhe është Partia Demokratike. Ajo parti që qysh në fillimet e demokracisë, gjakosi dhe shtypi me ashpërsinë e paparë ndonjëherë zgjedhjet e 26 Majit 1996, rrahu, plagosi dhe burgosi opozitarë, kryetarë partie, deputetë, gazetarë dhe qytetarë, shtypi me dhunë protestat e atyre, që kundërshtuan vjedhjen e votës nga bandat me mbështetje qeveritare. Kjo ishte dhe kjo është Partia Demokratike, dje e Saliut dhe sot e Lulzimit, dje e dhunës dhe sot e shkatërrimit.

Kjo ishte dhe kjo është Partia Demokratike, që nuk lë plagosje, vrasje, grabitje dhe raste të tjera kriminale, që nuk u bën “analizën dhe mbrojtjen”, që nuk u bën avokatin, prokurorin dhe gjyqtarin, duke nxitur turma të organizuara dhe mirëpaguara, për të shkatërruar dhe djegur institucionet, për të dhunuar dhe plagosur policët, ata bij nënash që janë të detyruar ti durojnë pa fund. Kjo ishte dhe kjo është edhe sot Partia Demokratike, e cila vetëm liri dhe demokraci nuk reflekton, e cila vetëm liri dhe të drejta nuk të dhuron, por veç skena makabriteti pothuajse çdo 6 muaj në qendër të Tiranës. Persona që nuk kanë asnjë lidhje me rastin e ndodhur në Tiranë, persona të dyshimtë dhe të molepsur me lloj-lloj fijesh, ju bashkuan “protestës” së Lulzim Bashës, dhe e kthyen qendrën e Tiranës në tym dhe flakë, shkatërruan institucionet, dhunuan unoformat e shtetit.

Në cilin vend të Europës apo dhe botës, një polici do të kishte duruar dhe toleruar një turmë ti shkatërronte institucionet, dhe ti plagoste efektivat ?  Kështu ndodh në Hollandë zoti Basha ? Meqenëse thua se “jam  shkolluar dhe diplomuar jashtë shtetit”. Një kryetar partie i shkolluar dhe diplomuar jashtë shtetit (apo edhe në Shqipëri) nuk mund të bëhet nxitës dhe organizator i protestave të dhunshme, nuk mund të mbledhë rreth vehtes dhe partisë tij, elementë dhe kontigjentë dhune, për të cilët ligji duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Kjo ishte dhe kjo është Partia Demokratike, e cila veç mbiemrit, nuk ka asnjë lidhje me demokracinë, me zbatimin e ligjit, pasi  ajo njeh vetëm xhunglën, si terren të përshtatshëm për të arritur deri tek pushteti.

Lulzim, iku ajo kohë, kur trimoshat e partisë tënde, dilnin dhe hidhnin molotovë, digjnin dyert e institucioneve dhe thyenin xhamat, kur ti  dhe Doktori  yt, u dilnit në mbrojtje dhe i quanit “anëtarë të partisë, heronj dhe martirë të demokracisë”.Skenat e dhunës në protestën e mbrëmshme, e përforcuan edhe njëherë mendimin e shumicës së shqiptarëve, se Partia Demokratike ka mbetur ajo që ka qenë, dhe se Lulzim Basha ka mbetur ai që ka qenë edhe në 21 Janar kur ishte ministri Brëndshëm i Sali Berishës.

Next Post
Elbasan/ Gjendet një person i shtrirë në rrugë, dërgohet me urgjencë në spital

Vrau 25-vjeçarin, sot jepet masa për efektivin Nevaldo Hajdaraj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In