• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo ishte e tepërt, për një ambasadore…

by Artur Ajazi
21/02/2022 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ndërkohë që fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme të Marsit ka nisur tashmë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonja Kim, në një postim në rrjetin social “Facebbok”, i ka drejtuar disa pyetje kandidatëve të formacionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar bashkie. Një  habi e madhe, dhe diçka që nuk ka ndodhur as në 1992 në Shqipëri në fakt. Me anë të atij postimi, zonja Kim kërkon përgjigje se “çfarë i premton votuesve një kandidat, i cili sponsorizohet nga dikush që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpallur non grata”.

Mjafton të lexosh pyetjet  e shtruara si  “nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve, apo kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre, çfarë duhet të presin shqiptarët, çfarë duhet të presin SHBA?”etj. Duhet të kujtojmë që në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, është angazhuar politikisht edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që mbështet kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Fakti është se zoti Berisha  është shpallur “non grata” nga SHBA, si person i përfshirë në akte korrupsioni që minojnë demokracinë. Por si kundërpeshë të kësaj, Sali Berisha ka deklaruar se “edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili edhe pse “non grata” nga SHBA,  ka nisur dhe bën fushatë për Emiriana Sakon e Partisë Socialiste, për kryetare bashkie në Durrës”.

Fushatat elektorale, në çdo vend demokratik,  me ligj dhe kod moral janë të pacënueshme, sidomos nga faktori ndërkombëtar. Shqipëria është 110  vjet  vend i pavarur, dhe përgjatë kësaj rruge të gjatë dhe të vështirë, ka patur dhe vazhdon të ketë gjithë mbështetjen amerikane. Ishin SHBA, që shpëtoi copëtimin e Shqipërisë, që mbrojti pavarësinë e saj, duke penguar sistematikisht përpjekjet  greko-ruso-sllave, si një rrezik  imediat për fatet e vendit tonë. Shqiptarët i  janë përjetë mirënjohës presidentit  Woodrow Wilson, i cili fitoi zgjedhjet në SHBA , 3 javë para se shqiptarët të shpallnin pavarësinë në 28 Nëntor 1912. Duhej të kalonin disa vjet , para se refuzimi prej tij i planeve djallëzore për ndarjen e Shqipërisë, ti siguronte  ish-presidentit amerikan një vend nderi në memorjen dhe historinë tonë. Ishte vizioni i presidentit Wilson dhe roli i shqiptaro-amerikanëve, që kontribuan në vendimin  që do të rikonfirmonte dhe mbante të paprekur pavarësinë e Shqipërisë.

Ne kemi patur dhe ushqyer  gjithmonë ndjenja miqësore dhe vëllazërore ndaj popullit, demokracisë  dhe shtetit amerikan. Edhe në ditët e vështira të Luftës Antifashiste, ishin amerikanët që vendosën dhe mbështetën kontributin e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Vendosja e diktaturës 45 vjeçare, nuk i ndali shqiptarët, të dëgjonin përmes kanaleve të huaja ndaluara radiofonike dhe televizive, “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që përmbysja e sistemit në 1992, do të dëshmonte vërtetësinë e proamerikanizmit të shqiptarëve. Rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ishte festë e madhe në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, ishte shpresë dhe rritje besimi ndaj  atyre që dje mbronin pavarësinë, dhe pas 1992, u bënë garantë të demokracisë tek ne. Fakti është se, marrëdhënia e çdo ambasadori amerikan pas 1992 deri sot në Tiranë, ka qenë sa korrekte aq edhe ligjore, edhe pse ata kanë qenë dhe mbeten më preferencialët e shqiptarëve. Ata janë në Tiranë, përçuesit direktë të politikës amerikane. Por kjo nuk do të thotë se, një ambasador të tejkalojë cakun, të imponohet edhe kur këtë e ka në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Shqipëria ka patur deri sot, 6 ambasadorë nga SHBA, dhe nuk mbahet mënd që një i tillë, të jetë konsideruar si i tillë, ashtu siç po ndodh me zonjën e nderuar Kim. Shpallja “non-grata” e Sali Berishës nga SHBA,  dhe akuzat e DASH ndaj tij, mbeten detyrim moral  dhe ligjor i organeve tona të drejtësisë për ti vajtur deri në fund asaj problematike. Por kjo gjithsesi, nuk do të thotë se një ambasador i huaj  në Tiranë, qoftë ky edhe amerikan, të ndryshojë kursin diplomatik, dhe të shkelë konventat  ndërkombëtare,që përcaktojnë detyrat dhe të drejtat e tij. Zonja Kim, “pyetjet” tuaja për kandidatët e Berishës, në këtë fillimfushate elektorale, njeriut “non-grata” me të cilin SHBA deri para 8 vitesh ka basghkëpunuar  ngushtësisht sa ishte në pushtet, e tejkaluan parashikimin. Duke mos dashur fare të marr në mbrojtje Sali Berishën (për të cilin kam rezerva të shumta) dhe duke mbështetur vendimin e DASH, lidhur me shpalljen “non-grata” të tij, (pasi e konsideroj krejtësisht të drejtën tuaj) mendoj se, kjo ishte e tepër zonja Kim.

Next Post
Kryeministër shqiptar për Malin e Zi? Skenari më i mundshëm, presidenti malazez: Qeveria e pakicës është opsioni më realist

Kryeministër shqiptar për Malin e Zi? Skenari më i mundshëm, presidenti malazez: Qeveria e pakicës është opsioni më realist

Comments 2

  1. Zeno Basha says:
    4 years ago

    Më jep gishtin
    Të marr dorën
    Më jep dorën
    Të marr krahun
    Më jep krahun
    Të marr KOKËN….

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Amerika na ka pushtuar në çdo qelizë të jetës sonë.Dua më shuuume se çdo gje Shqipërinë,jo Amerikën.Shqipëria është e shqiptarëve, Amerika është për amerikanët.Rroftë Shqipëria pa pushtues e tuxharë amerikanë.Poshtë tradhtarët e vendit tim të vuajtur.!! Zgjohu shqiptar, zgjohu e të gjithë si vllazën nji beset shtrëngoju.E mos shikoni Evrop e Amerika,më e shtrenjtë se gjithçka asht Shqipnia!

    Reply

Leave a Reply to Zeno Basha Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In