• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kjo ishte arsyeja pse u dorëhoqa’, Sonila Qato flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

by Java News
03/10/2022 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtoresha e ARRSH-së dhe ish-ministrja e Shtetit, Sonila Qato është paraqitur ditën e sotme në SPAK. E shoqëruar nga avokati i saj, Qato është paraqitur para strukturës Anti-Korrupsion pas padisë së kryer nga KLSH për shkelje të barazisë në tendera në aksin Kardhiq-Delvinë.

Sonila Qato ka deklaruar se është marrë në pyetje si person që ka dijeni. Qato u shpreh për gazetarët se edhe dorëheqja e saj nga ARRSH lidhet me këtë arsye që SPAK e drejtësia të hetojnë dhe të japin drejtësi.

Kujtojmë se në SPAK ka një padi ndaj Sonila Qatos nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Padia është me akuzën se është skualifikuar padrejtësisht në tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë një kompani duke i kushtuar shtetit miliona lekë dëm.

Auditimi në ARRSH nga KLSH-ja është bërë për periudhën e veprimtarisë nga data  01.01.2017 deri në datën 31.07.2019, por për çfarë e ka paditur institucioni i kontrollit financiar Qaton? KLSH-ja thotë se “çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 7,  me fondin limit 2,332,573,946  lekë, të zhvilluar në korrik  2019”.

/f.s

Next Post
Berisha: Sistemi “TIMS” i sulmuar nga vetë hakerat e qeverisë për të zhdukur provat

Berisha: Sistemi “TIMS” i sulmuar nga vetë hakerat e qeverisë për të zhdukur provat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com