Paris Saint Germain do të duhet që të paguajë 3 milionë euro Manchester United. Dhe shkaku për këtë është blerja më e re e parisienëve, Angel di Maria. Ky i fundit është fotografuar në Doha, ku kishte shkuar për të kryer testet mjekësore me PSG, por kjo do tu kushtojë shumë atyre.
Mediat në Angli shkruajnë se PSG do të duhet t’i paguajnë Manchester Unitedit 3 milionë euro.
Kjo pasi Di Maria kishte udhëtuar pa u zyrtarizuar ende marrëveshja në mes të Manchester Unitedit dhe PSG-së.










